Cipi: Jam i gatshëm të dëshmoj për 100 ‘veteranë’ mashtrues

24 shtator 2018 | 22:04

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona e Dukagjinit, Adnan Krasniqi, i njohur si Cipi, ka shprehur gatishmërinë që të dëshmojë për të paktën 10 persona të cilët thotë se e kanë marrë pa të drejtë statusin e veteranit.

Cipi si i ftuar në emisionin Pressing në Televizionin 7, thotë se është gati të dëshmojë në Prokurori për një gjë të tillë.

“Jam i gatshëm të dëshmoj për mbi 100 persona”, thotë Cipi.

Për një gjë të tillë ai thotë se nuk preferon të flas publikisht për shkak se këta njerëz kanë familje, por para organeve të drejtësisë është i gatshëm të paraqes faktet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Luka Modriq është shpallur futbollisti më i mirë në…