Luka Modriq shpallet futbollisti më i mirë në botë

24 shtator 2018 | 22:04

Mesfushori Luka Modriq është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2018.

Ylli i Real Madridit fitoi Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij dhe udhëhoqi Kroacinë drejt suksesit historik në Botëror, medaljes së argjendtë.

Në ceremoni, Modriq ka falënderuar bashkëlojtarët e klubit dhe kombëtares për ndihmën, për të cilët ka thënë se pa të nuk do të arrinte këtë sukses.

Modriq u zgjodh më i miri përmes votave të tifozëve, të mediave, përzgjedhësve dhe kapitenëve të kombëtareve.

Në garën për më të mirin, Modriq mposhti Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salahun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partitë…