Limaj: Kam besim në veten time, kurrë nuk do të nënshkruaja diçka të dëmshme për vendin

24 shtator 2018 | 21:59

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partitë në pushtet po ia ofrojnë partive opozitare mundësinë që të jenë pjesë e dialogut.

Limaj thotë se pozita aktualisht ka një sjellje integruese me mendje të hapur dhe përbashkuese e në shërbim të vendit.

Sipas Limajt, nëse arrihet marrëveshja përfundimtare, atëherë nëse jo partitë aktuale në pushtet, atëherë të tjerët kanë me implementu.

“Prandaj të gjithë duhet të jemi bashkë në këtë temë. Zgjedhjet mund të ndodhin edhe duke negociuar. Ne po themi hajde ta bëjmë delegacionin bashkë. Palët e dialogimit të Kosovës janë të zbehura. Presidenti po kontestohet”, ka thënë Limaj në “Klan Kosova”.

Limaj thotë se në të kaluarën Kosova ka shkuar e papërgatitur në dialog.

“Nuk mund të jetë askush pronar i temave nacionale. Delegacioni po ndërtohet, kam besim në vetën time. Ne mund të marim mandatin dhe i japim përgjegjësi Kuvendit e komisioneve parlamentare. Kjo garanton transparence, gjithë përfshirje, dhe fuqi. Kushdo që dialogun nesër”, ka theksuar Limaj.

Më tutje, Limaj ka thënë se e gjithë bota e dinë se cilat janë objektivat e Kosovës në këtë dialog. “Njohja reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”, thotë Limaj.

Serbia, zyrtarisht sipas Limajt, nuk ka dalë asnjëherë me një propozim konkret se çka kërkon në këmbim të njohjes së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona e Dukagjinit,…