Çitaku: Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova s’është pronë private e tij

14 shtator 2025 | 19:47

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha sot se do t’i tregojnë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit se siç është shprehur ajo, Kosova s’është pronë private e tij.

Ky koment i saj erdhi gjatë fushatës elektorale ndërsa fliste para qytetarëve në Podujevë me kritika për veprimet e Qeverisë Kurti, ku pasoi edhe pezullimi nga SHBA i dialogut strategjik, ndërsa i falënderoi qytetarët që siç tha ajo, “nuk e braktisën asnjëherë projektin politik të Hashim Thaçit”, transmeton klankosova.tv.

”Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova nuk është pronë private e tij”.

”Për këtë vend është derdhur gjak shumë”, shtoi ajo ndër tjera.

”Nuk jemi bukëpërmbys, nuk harrojmë kush ka qenë me neve në ditët dhe orët më të rënda”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melisa Sejdiu, shpall të pavlefshme dëftesat dhe diplomën e shkollës…