Çitaku i kundërpërgjigjet Daçiqit për Limajn

14 nëntor 2018 | 19:59

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku i ka reaguar kryediplomatit të Serbisë, Ivica Daçiqit, i cili u shpreh kundër Fatmir Limajt kryenegociator të Kosovës.

Ajo ka thënë se Kosova vendos se kush do ta përfaqësojë atë në dialog.

“Limaj është gjykuar dy herë për krime lufte, dhe se në fund është shpallur i pafajshëm”, ka thënë ajo.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjen e sotme të Këshillimit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj të jetë kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Dame Karen Pierce, ka folur…