Çitaku i quan joprofesionale deklaratat e Sallahut për të akuzuarit e Speciales

15 prill 2021 | 09:54

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, i ka reaguar zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut i cili ka deklaruar se “dikush prej të akuzuarve nga Specialja ka marrë para më shumë se që duhet.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se të akuzuarve të Speciales po ju bëhet luftë speciale në Kosovë.

Çitaku këtë deklaratë të Sallahut e ka quajtur joprofesionale dhe papjekuri.

“Të akuzuarve të speciales po ju bëhet luftë speciale në Kosovë. Ju zotëri jeni zëvendësministër. Ju keni qasje në informacion. Ju nuk keni nevojë të shërbeheni me fjalë të korridoreve”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në…