Çitaku: Kosova nuk i takon një njeriut, e ardhmja s’guxon të rrezikohet për një grusht vota

14 qershor 2023 | 11:01

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri dhe raportimeve për mundësi të sanksionimit të Kosovës nga ndërkombëtarët.

Çitaku ka thënë se nuk është duke u kontestuar shtetësia e Kosovës, por e ardhmja euroatlantike e saj.

“Kosova është shtet. I pavarur dhe sovran. Kjo e vërtetë e farkëtuar dhe e pakthyeshme nuk po kontestohet nga aleatët tanë. Kuptojeni. Çfarë është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e vendit tonë. Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO? Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Sipas saj “e ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota”. “Kosova nuk i takon një njeriu”, ka shkruar Çitaku.

Kujtojmë se mbrëmë kur kishin mbetur edhe disa orë para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dalë  mbrëmë në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, duke bërë me dije se mbledhja ishte anuluar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…