Çitaku: Kryeministër, mos i përbuz veteranët. Ftoi në takim

16 qershor 2022 | 12:32

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që t’i thërras veteranët në takim, pas protestës së sotme.

“Kryeministër, mos i përbuz veteranët. Ftoi në takim. Pranoje amandamentimin e ligjit. Mos krijo tensione”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.

Veteranët e UÇK-së kanë protestuar sot para Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie të miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale, në të cilin nuk është përfshirë edhe pensioni i veteranëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë arrestuar, pas sekuestrimit të 45.5 kilogramëve kokainë…