Çitaku: Liderët e UÇK-së në Hagë janë braktisur nga shteti

17 prill 2024 | 11:35

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka Çitaku ka drejtuar akuza ndaj drejtueseve institucionalë sa i përket procesit gjyqësor në Hagë.

Ajo ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë braktisur nga shteti.

“Ajo çfarë është evidente është se në atë tavolinë të gjykimit nuk janë emrat e përveçëm. Aty është historia jonë. Fatkeqësisht, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ne nuk i ndajmë. Janë atje të braktisur nga shteti dhe nga institucionet e Kosovës”.

Nuk u ofrohet ndihma e nevojshme dhe e domosdoshme jo vetëm financiare, por edhe politike dhe publike, pa ndërhyrë në proces. Dy prej tyre në Hagë janë ish-kryetarë Kuvendi, njëri ish-kryeministër e ish-president dhe tjetri ish-deputet, të cilët janë atje jo si politikanë, jo si emra të përveçëm, por si liderë politikë të UÇK-së”, ka thënë Çitaku në një intervistë për “Epokën e re”.

Intervistë / Sjellja e Kurtit me aleatët është e rrezikshme, vendi të shkojë në zgjedhje

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë…