Çitaku, MPJD-së: Fotografinë e Thaçit mund ta largoni përkohësisht nga zyrat tuaja, por veprën e tij nga historia nuk mund ta retushoni

11 mars 2026 | 14:42

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar MPJD-së, pasi në media është publikuar një fotografi e Hashim Thaçit e vendosur në mbeturina të kësaj ministrie.

Ajo ka thënë se kjo pamje përtej degjenerimit politik dhe institucional, shpalos edhe karakterin e atyre që kanë drejtuar Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës.

“Fotografinë e Hashim Thaçi mund ta largoni përkohësisht nga zyrat tuaja, por emrin dhe veprën e tij nga historia nuk do të mund ta retushoni kurrë”, ka shkruar Çitaku në ‘Facebook’.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alvaro Arbeloa përballet me një detyrë shumë të vështirë për…