Aplikimi i AKA-së për njohje në ShBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA

11 mars 2026 | 14:19

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i mbajtur në Uashington, D.C., ku u shqyrtua aplikacioni i AKA-së në kuadër të procesit të njohjes si autoritet akreditues.

Gjatë sesionit publik të takimit, anëtarët e Bordit të CHEA-së shqyrtuan materialet e paraqitura nga AKA dhe parashtruan pyetje lidhur me aplikacionin, funksionimin e Agjencisë, standardet e sigurimit të cilësisë, si dhe zhvillimet në sistemin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Prime” i fundit i Big Brother VIP Albania ka rikthyer…