Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërkohej dënim i përjetshëm për çlirimtarët, nga një kinse deputet
Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetit të VV’së, Fatos Gecit.
Çitaku ka thënë se nuk do të kishte besuar kurrë se në Kuvendin e Kosovës do të kërkohej dënim i përjetshëm për çlirimtarët, “nga një kinse deputet”.
“Kjo tregon se deri ku ka rrëshqitur gjendja në vendin tonë. Pasojat e kësaj logjike do t’i paguajmë të gjithë”, ka thënë Çitaku.
Geci ka deklaruar në seancën e sotme se ish-Presidentin Hashim Thaçi, do ta përcjellë i njëjti fat sikurse Naim Murselin, i cili sot u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj.
Atij iu tërhoq menjëherë vërejtja nga Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
“Sot dua ta përshëndes vendimin e Gjykatës për dënim me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe ju që shpresoni se një ditë lideri juaj supres do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, tha Geci.
Haxhiu u distancua nga deklarata e Gecit.
“Ai qëndrim nuk është as i Kuvendit, as i Vetëvendosjes, as i imi si Kryetare e Kuvendit”, deklaroi më pas Haxhiu./Reporteri.net



