Çitaku: Raporti ‘Freedom House’ ku përmendet Thaçi është i pasaktë

20 prill 2022 | 13:04

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku,  ka thënë se raporti i fundit i “Freedom House” ku përmendet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pasaktë.

Çitaku ka thënë se raporti është pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt, duke shtuar se prokuroria në Hagë mezi pret ta keqpërdorë raportin në fjalë për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim.

“Presidenti Thaçi pothuajse dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri. Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që sipas raportit në fjalë, z. Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë. Për më tepër, çdo vizitë dhe çdo telefonatë e zotit Thaçi është e monitoruar. Këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjeshtë qesharake. Janë pikërisht raporte të tilla, pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt të vetëm, që Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqpërdor për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…