Çitaku reagon ndaj deklaratës së Bërnabiqit rreth “Qendrës ruso-serbe” në Nish

10 janar 2018 | 00:43

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka thënë se Qendra ruso-serbe në Nish të Serbisë është gjithçka përveç humanitare, njofton Klan Kosova.

Kjo deklaratë e Çitakut ka ardhur si kundër reagim ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, që ka deklaruar se qeveria serbe do të vendosë për garantimin e statusit diplomatik të “Qendrës Humanitare ruso-serbe” në bashkërendim me interesat e shtetit të saj.

Qendra ruso-serbe thuhet se është qendër e spiunazhit që përdoret nga Rusia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së,…