Çitaku: Thaçi para dy dekadave ishte sikurse Zelensky sot, ndoshta më shumë se kaq

02 prill 2023 | 09:08

Sipas nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut, Thaçi ndoshta ka qenë dhe më shumë sesa Zelensky pasi sipas saj ky i fundit e ka aparat shtetëror ndërsa Thaçi nuk kishte pasur.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku e ka krahasuar ish-liderin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçin me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyin.

Sipas Çitakut, Thaçi ndoshta ka qenë dhe më shumë sesa Zelensky pasi sipas saj  ky i fundit e ka aparat shtetëror ndërsa Thaçi nuk kishte pasur.

“Hashim Thaçi para dy dekadave ishte sikurse  Zelenskyy sot. Ndoshta edhe më shumë se kaq. Ai drejtoi një lëvizje çlirimtare. Nuk kishte aparat shtetëror. Mbani mend”, ka shkruar Vlora Çitkau.

Ish-presidenti Hashim Thaçi është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë që nga vitit 2019, edhe më 3 prill pritet të nisë procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 2,5 milionë gjermanë janë të papunë, - në të…