Çitaku: Zhgënjyes lajmi për procesin e liberalizimit të vizave

10 nëntor 2022 | 17:59

As pas mbledhjes së dytë të Grupit Punues për Vizat, nuk ka pasur ndonjë konsensus për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Grupi Punues për Vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian ka diskutuar sot për heqjen e vizave për Kosovën, por nuk ka arritur asnjë rezultat.

“Shtetet anëtare diskutuan propozimin e Presidencës rreth kërkesës për ta lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS”, thuhet në një deklarim nga Këshilli i BE-së.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se ky është një lajm zhgënjyes.

“Ndërlidhja e këtij procesi me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS nuk ka asnjë lloj kuptimi, në kohën kur qytetarë nga Venezuela deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Schengen”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani dhe Drita kanë ndarë pikët në derbin e madh…