City e sheh Lukakun si zëvendësues të Agueros

12 shkurt 2021 | 23:00

Largimi i Sergio Agueros në fund të sezonit ka detyruar drejtuesit e Manchester Cityt ta nisin punën për të gjetur një zëvendësues të argjentinasit.

Trajneri Pep Guardiola është i fiksuar pas idesë për të sjellë në një sulmues kalibri dhe në listën e dëshirave është Romelu Lukaku.

Këta zëra janë konfirmuar edhe në Itali ku, sipas “FcInterNews”, Guardiola u ka sugjeruar drejtuesve të klubit emrin e sulmuesit belg. Vështirë të mendosh që Lukaku të largohet nga Interi, skuadër ku po kalon periudhën më të mirë në karrierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli, që…