City fiton dhe rimerr kreun, Eriksen shokon Chelsean me dopietë

02 prill 2022 | 18:03

Manchester City nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vendi i parë në renditje, duke ia rimarrë menjëherë Liverpoolit.

Skuadra e Guardiolës fitoi pastër 2-0 në transfertën ndaj Burnley-it. Ishte një ndeshje që “qytetarët” e zgjidhën shumë shpejt, teksa De Bruyne do të realizonte që në minutën e 5-të.

20 minuta më pas ndërkohë do të ishte Gundogan që do të vuloste gjithçka me golin e dytë, duke i dhënë qetësinë e nevojshme ekipit nga Manchesteri. City në fundjavën e ardhshme do të ketë duelin direkt për titull ndaj Liverpoolit.

Chelsea ndërkohë pësoi një humbje të befasishme në shtëpi 1-3 ndaj Brentfordit. Rudiger zhbllokoi rezultatin me një super gol nga distanca në fillimin e pjesës së dytë. Gjithsesi gëzimi i Bluve të Londrës zgjati vetëm dy minuta, pasi Janelt barazoi menjëherë.

Në minutën e 54-t, Christian Eriksen do të shënonte golin e avantazhit pas një kundërsulmi të shpejt. 6 minuta më pas do të ishte sërish Janelt që do të shënonte dhe golin e tretë që shokoi vendasit. Për të kompletuar pasditen perfekte, Eriksen shënoi dhe golin e dytë personal në fundin e duelit.

Southamptoni i Brojës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Leeds United. Sulmuesi kuqezi luajti 90 minuta, por nuk ishte në formën e tij më të mirë, pa mundur që të konkretizonte një shans shumë të mirë që ju dha në pjesën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Rexhep Qosja Heronjtë e luftës, heronjtë e luftës, heronjtë…