City në “alarm”, lëndohet De Bruyne

15 gusht 2018 | 18:17

Njëri nga lojtarët më të mirë në Manchester City, Kevin De Bruyne ka pësuar një lëndim serioz në ligamentin e gjurit.

Tifo grupi i respektuar City Watch ka zbuluar se belgu mund të qëndrojë për muaj të tërë larg fushave me një dëmtim të njëjtë me atë të pësuar dy vite më parë. Atë vit De Bruyne qëndroi mbi dy muaj larg fushave dhe tani mund të përsëritet i njëjti skenar.

Gjatë janarit të 2016, ylli i Belgjikës është larguar me barelë nga fusha gjatë fitores së League Cup ndaj Everton.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar i…