City në garë për Mbappen

08 mars 2021 | 16:43

Manchester City ka hyrë në garë për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe. Mediat angleze kanë raportuar të hënën se drejtuesit e Cityt mund ta përballojnë blerjen e kartonit të Mbappes.

Ylli francez nuk ka vazhduar ende kontratën me PSG-në, e cila i skadon në vitin 2022. Për Mbappen interesim të vazhdueshëm kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Liverpooli.

22-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022. Këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 25 gola dhe nëntë asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në qytetin e Prizren,…