City nuk lejon befasi ndaj Dortmundit

06 prill 2021 | 22:56

Manchester City e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit ndaj Borussia Dortmundit.

Phil Foden shënoi golin e fitores në minutën e 90-të Ai shënoi me goditje nga zona, pasi Ilkay Gundogan pranoi topin në mënyrë mjeshtërore dhe shërbeu bashkëlojtarin. City kishte kaluar në epërsi që në minutën e 19-të përmes Kevn De Bruyne.

Skuadra gjermane ia doli të barazoi shifrat në minutën e 84-t, kur Marco Reus barazoi shifrat pas asistimit të Erling Haaland.

Por gjiganti anglez nuk u ndal dhe në fund shënoi golin e fitores. Ndeshja e kthimit është më 14 prill në Dortmund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca shndërroi të martën stadiumin e saj më të madh,…