City regjistron fitore kundër Aston Villës

20 janar 2021 | 21:05

Dominim, goditje pafund drejt portës, por vetëm dy gola. Gjithsesi mjaftuan për Mancheste City, që mposhti me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Aston Villa. “Qytetarët” ngjiten në vendin e parë për momentin, me pikë të barabarta me Leicester.

Gjithsesi skuadra e Pep Guardiola nuk e ka mendjen aty, por te fitimi i ndeshjeve. Sot kundër Aston VillaS, City vuajti për të gjetur rrugën e rrjetës dhe ishte mesfushori Bernardo Silva ai që e qetësoi skuadrën e tij, me një goditje perfekte në hyrje të zonës.

Festë e madhe, e ligjshme. Ai gol e qetësoi skuadrën e Manchesterit, që një minuta para fundit të kohës së rregullt fitoi edhe një penallti. Iker Gundogan, i qetë para portës, nuk gaboi dhe e çoi topin në rrjetë, duke i mbyllur llogaritë. Tre pikë dhe Manchester City mendon për duelin e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publik sloganin për zgjedhjet e 14…