City regjistron fitoren e 20-të radhazi

27 shkurt 2021 | 16:05

Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet. Skuadra e Pep Guardiolës ka marrë fitoren e 20-të radhazi në të gjitha kompeticionet.

Citizens siguruan suksesin e radhës në Premier League, këtë herë 2-1 përballë West Hamit në “Etihad”, ku loja mbeti e hapur deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit, që sanksionoi suksesin e ekipit të Pep Guardiolës.

Takimi u zhbllokua pas 30 minutave lojë nga portugezi Ruben Diaz, që shfrytëzoi në maksimum asistin e Kevin de Bruyne. “Hammers” gjithsesi u kundërpërgjigjen brenda pjesës së parë me golin e Antonios, duke shkuar me moral të lartë në dhomat e zhveshjes.

Golin e fitores për Manchester City-n e realizoi Stones në minutën e 68-të, pas një asistim nga Mahrez. Skuadra e Guardiolës mban kryesimin me 62 pikë, 13 më shumë se Unitedi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër…