City rrezikon të dënohet nga UEFA

04 janar 2019 | 15:41

Manchester City mund të përjashtohet nga edicionet e ardhshme në kupat e Evropës.  Lajmi që qarkullon prej javësh është konfirmuar sërish, këtë radhë nga Yves Leterme, kryetari i komisionit të kontrollit financiar në UEFA.

Sipas Leterme, i cili ka folur për një të përditshme në Belgjikë, Manchester City do të dënohet, nëse zbulimet e Football Leaks do të konfirmohen. Bëhet fjalë për 60 milionë sterlina që grupi që zotëron City-n, Abu Dhabi United Group, i ka derdhur në arkat e klubit duke i deklaruara si sponsorizon nga “Etihad”.

“Nëse gjithçka është shkruar është e vërtetë, mund të kemi një problem serioz përpara. Kjo mund të çojë në dënimin më të rëndë të mundshëm: përjashtim nga kupat e Evropës. Klubi anglez ka deklaruar gjëra që rezultojnë jo të vërteta, sipas Football Leaks, ndaj tani do të verifikojmë gjithçka”, ka thënë Leterme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit…