City synon rikthimin e Sanes

17 nëntor 2023 | 12:58

Ylli i Bayern Munchen, Leroy Sane është lidhur me një rikthim të bujshëm në Manchester City.

“Bild” raporton se kampionë në fuqi të Evropës do të rivalizojë interesimin e Liverpoolit për të rrëmbyer ish-anësorin e tyre.

27-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer për Bayernin këtë sezon dhe ka përfituar veçanërisht nga ardhja e Harry Kane. Anësori ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 11 ndeshje të Bundesligës këtë sezon.

Sane ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2025, kurse transferimi i tij i kishte kushtuar Bayernit 54.1 milionë funte në vitin 2020.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një takim mes dy Presidentëve, asaj të Moldavisë dhe homologut…