Çka deklaroi Vahit Mustafa

08 nëntor 2018 | 10:42

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /16/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

U prezantue Vahit Mustafa, nga katundi Mamushë i mbiqujtuni “Flamur”, i cili deklaroi e tha:

Njiheri me thirri Rifat Krasniqi me shkue në Rahivec dhe kur shkova në Rahovec me mori mue dhe s’bashku shkuem në shtëpin e Halil Dërgutit. Biseden e ka hap Kajtazi: O ju vllazën, ju e dini se jemi mbledhë këtu, duhet të formojm nji komitet për me punue për interesat e popullit Rifati ka thanë: disa prej nesh duhet të hynë në këtë komitet. Sheh Muhedini e mori përsipër  lidhjen me Prizrenin. Mbledhja ka ngarkue Smajl Gashin me ba lidhjen me Gjakovë, ky nuk e pranoi. Betimi ashtë ba kështu: Rifati nxorri nj letër nga xhepi që kishte përgatit ma parë, unë nuk kam dasht të betohem, mbasi ishna i betuam qysh më 1943 në shkollën’orgabnizatën e ballit kombëtar me disa nxanës, kam mendue, mbasi e bana nji betim përpara ne ballin kombëtar nuk ka nevojë të betohem edhe njëherë për KND. Kur jam betua me 1943 kemi pas vetëm flamurin. Komiteti ka pas me ardhë në lidhje me Mithat Frasherin, ky me anglez. Unë për detyrë e mora në këtë organizatën e KND si sekretar i komitetit në komunën e Mamushës, të cilën e formova, unë në Mamushë kam folë se nëqiftëse komiteti kërkon ndihma duhet me dhanë, unë i thashë Mustafë Nazifit tue kërkue ndihma, por ky me tha se populli nuk epë ma mbase ka dhanë shumë rekuizime. Unë nuk kam mund me mbledhë në këtë katund asnjë lek Në mbledhjen e KND Rifati ka kërkue para per me ble nji radio. Me Rifatin jam shok i ngusht dhe prej këtij kam ndegjue se ushtria qe u mobilizue në Kosovë me 4 maj se ajo ushtri asht pushkatua, mbasi e kishna vëllaun në ushtri me erdhi shumë keq. Simbas tharjeve  të Rifatit Mithat Frashëri ka shkue në San Francisko në emën të popullit. Eqrem Hado ka kenë me 27 qershuer në Mamushë, kanë ardhë katundar të shifen me kete, para popullit nuk asht fol gja mbi çështjen politike, por nuk  e di  se shka asht ba ma vonë kur jam largue unë. Derisa Rifati ka mik Eqremin sigurisht që ky do të ketë dhanë Rifatit instruksione. Për Eqrem Hadon e di qe ka qenë nji nacionalist. Unë kam lyp njerëz për me futë në këtë komitet, por populli nukmu bind dhe në Mamushë me thanë: “Mjaftë ma me dallaveret”.

Eshref Saraqin e njohi kur me dha nji leter ku shkruante për drithë, kryp edhe opinga për me i dergje Komitetit në Prizren, kete leter e ka marr Jashar Krasniqi me datë 16, 17 qershuer. Më 20 qershuer jemi mbledh dhe jemi mendue me gjetë, kemi shkue te Haki Haxhi Halili për me lypë keto ndihma, por ky nuk dha gja. Mbas nji muaji ketu në Prizren ka qenë Rifat Krasniqi, kishte ardhë nji njeri prej Istoku. Dhe në kafen e Mustafë Emitit këtu në Prizren ku Rifati ka shkrue nji letër me tha: “nuk me pelqen emni Solkrat, mbasi ashtë nji emën grek por e mora – Skenderbeg, kështu do të quhem prej sotit. Rifati jepte udhëzime me letër se si kemi ba në komitet, si duhet të bajm edhe në Istok. Rifati në letër ka ekzagjerua disa punë tona me qellim me e rrit suksesin tonë. Për radio  e mora vesh prej Rifatit mbas nji bisede që ishte se gjoja Mithati ka shkue në San Francisko e që me pas nji radio do të merreshim vesh me siguri. Te Ramizi ka qenë nji radiostacion por i mungofshin disa vegla. Ismail Telaku prej Prizreni ka dasht me mbledh ndihma. Por Abdyl Rexhepi nuk ndijoi. Ekrem Kasapolli prej Peje e njohi qysh në shkollë si simpatizer i ballit.  Mulla Veselin e Rahovecit e njoh, por nuk e di se sa pare ka dhanë. Unë kam ndegjue prej popullit se asht mbledhë 20 barrë drithë për Ukë Sadik Ramën që ashtë në mal. Komiteti në Mamushë ashtë mbledhë dy herë. Për çështjen e alltisë e di që tregon kështu: në qoftëse tradhton komitetin, kallon në pushtetin populluar për ekzistencën e komitetit do të vritet. Rifati neve na kallxonte se si mbas Kartës së Atllantikut secili popull do të fitonte të drejtat e veta, prandaj duhet të formohet nji komitet për kërkimin e këtyre të drejtave; Rifati me këto fjalë na ka bind neve. Programi që përmbante ndihma, këto ndihma kanë qenë për ata të malit. Shpirti i Komitetit ka qenë Rifat Krasniqi-Skenderbeg dhe Kajtaz Ramadani- Leka. Detyrat nuk kemi mund krejtësisht me i plotësue. Për 20 barrë drithë kam ndegjue prej popullit qi asht mbledhun dhe mua ma merr mendja se këto 20 barrë drithë janë marrë prej popullit. Radion kishim me instalue në teçe. Rifati në letër e ka shkrue programin se si me u ba komiteti. Unë vet kam kendue letrën që e ka shkrue Rifati që ashtë ba para 5 muajve. Unë kam shkrue vetem nji selam “prej flamurit” Rifati ka shkrue “prej Skenderbeut” dhe ka nënshkrue Lekën. Letra ia asht drejtue Bardhë Jusufit nga rrethi i Istogut, i cili ka qenë mik i Kajtayz Ramadanit. Kajtazi ka propozue që të takohemi me njerëz të malit dhe ka marr vet për detyrë për me u takue me këta. Letra e Rifatit që ashtë shkrue me duket se mban datën 6.04. 1945.

 Kadri Minushi deklaroi:

U prezantue i pandehuri Kadri Minushi, nga Katundi Domanek rrethi i Rahovecit i mbiqujtuni “Vrug”, i cili deklaroi dhe tha: Se shka domethan “Vrug” nuk e di, këtë emën Rifati ka ngjitun se kështu qenkan zakonte  të organizatave të fshehta. Unë dy herë kam qenë në mbledhje, te Shehi dhe te Halil Derguti. Te Shehi kemi shkue si musafir ku Rifati filloi me fol dhe tue thanë se ka prit prej meje, atëherë unë i thashë: folë të drejtën dhe  mos u tutë, Rifati tha se duhet të kërkojm flamurin, të kërkojm të drejtat e popullit shqiptar ku bahen demonstratat edhe  nëpër mbledhjet e popullit. Mbasi e kemi ba betimin Rifati me caktoi detyrën me formue komitetet e komunave  në Ostrazub, Banjë dhe Carallukë. Mbas pak kohe u formue komiteti shqiptarë në Prishtinë.

Unë skam krye asnjë detyrë që më caktoi Rifati, ma me Rifatin nuk jam takue. Hoxhë Maliqi ka ardhë dhe ka kerkue  listën e të vramëve, tue me thanë se e ka kerkue Prizreni.: Tahir Deda dhe Halim Spahija. Unë për këtë punë i thash Ahmet Dërgutit, i cili me dha pas disa dite listën e të vramëve. Unë kete list e dorëzova  nji prizerenjanit që të dorëzonte Hoxhës. Ahmet Dërguti ka qenë intendent i komitetit tonë. Ai nëqoftëse ka vjedhë diçka  prej komandës së vendit atëherë ka vjedhë për veti. Unë kam ndigjue prej Halil Mulla Veselit që ka vjedhë Ahmeti 2000 kg. Drithë dhe 200 kg. Lesh. Unë në komitetin tonë kam qenë anëtar, nënkryetar ka qenë Shehu ose Halil Mulla Veseli. Alltija ka qenë e imja, por ka qenë në penxhere, Rifati e ka marr vet alltin prej dollapi. Rifati kur me tha të betohemi dhe kur Vahiti nuk u que në kambë, atëherë ne kundershtuem. Vahiti na tha se  betimin e ka ba në Mamushë, atëherë Rifati na tha: Ju jeni si gra se tuteni se nuk punoni, nuk lypni të drejtat e popullit  dhe ju jeni komunist, sepse nuk përpiqeni për popull” Rifati i ka caktua detyra të gjithëve . Kajtazi ka caktua me formue komitetin ë tri komuna  dhe me u lidh me Drenicën. Unë e pata ndermend me i kallxue pushtetit për formimin e komitetit, por pasi nuk kemi punue atëherë e heshta. Hoxhë Maliqi më tha se listën e të vramëve e kërkojn nëpunësit Halim Spahija e Tahir Deda. Hoxha nuk më tha se listat do të dërgohen me anën e ballistave në Greqi. Unë me Hoxhën nuk kam ndrrue  fjalë:, se unë jam anëtar i komitetit të Rahovecit as që ai të Prizrendit. Unë nuk jam ma i zoti se Rifat Krasniqi se me kenë do të ishna  sekretar ose kryetar, por me lanë si anëtar të thjesht. Rifati erdhi si dreq dhe ma mori mendjen tue na que gjithëve në tradhti.

Unë Panta Simiqin dhe Lazo Siniqin nuk e kam vra ata janë vra në malin e Svërkes. Unë kam kenë keq me Panton dhe me Lazen, mbasi këta kanë kenë spiunat. E komand gjandarmërisë në kohën e ish Jugosllavisë. Këta me kanë spiunue mua dhe në kohën e okupacionit tek Gjon Oroshi, kryetari i komunës  Crallukës, i cili me raportoi Prefekturës së Prizrenit për qi kam mbajt tri ditë Fadil Hoxhën me partizan.Islam Sylen e njoh, por plaga e tij nuk është shkaktue nga pushka. Kjo gja mund të konstatohet. Unë nuk e di kush i ka vra keta dy njerëz.

 Dëshmitarja Velika Seniqi deklaronte:

Kryetari: të prezantohet paditsja Velika Senic. Nga publiku erdhi dhe u prezantue Velika Senic gruaja e Panto Senicit e tash me banim në Rahovec e cila deklaroi e tha: Kadri Minushi ashtë plaçkagji, ka plaçkit gjana të gjalla që kemi pas në shtëpin tonë në Domanek në kohën e okupacionit. Na atë natë kemi ik prej këtij dhe kemi shkue tek Islami ku kemi ndejt nji muaj ditë. Kijet tona kanë punue te Kadri Minushi. Në momentin e vrasjes kanë qenë prezent Isalami dhe Zhiva Bozhanova, tash me banim në Rahovec. Njikohësisht asht plague edhe Islami. Kjo ngjarje asht ba  4 vjet ma parë në muajin maj ose qershuer 1941. Islam Syla nga Çupeva  neve ka shkrue në kohën e gjermanëve  tue thanë se nëqoftëse kemi merak me ditë se kush e ka vra Panton dhe Lazon po ju tregoi se asht Kadri Minushi dhe se Islami e ka tregue ma vonë prej Kadri Minushit 15 napolona  vetem me hesht. Islami asht pajtue me Kadrin dhe me Ukë Shalën.

Prokurori: Kerkon thirrjen e  Islam Sylës dhe Zhiva Bozhanova nga katundi Mrasor komuna Bratotin të ndijohen si dëshmitar. Avukato mbrojtës: propozoi thirrjen e Ukë Avdylit prej Caralluke, Ramadan Brahimin, Jonuz Ademit, Osman Fazlijes prej Bublit të cilët kanë me dëshmue për pafajin e të pandehurit.

 Deklarata e Sheh Muhedinit para prokurorit:

U prezantue i pandehuni Sheh Muhedini i mbiqujtun Jemen nga  Rahoveci, i cili deklaroi e tha:

Emnin “Jemen” kam marrë në konferencën e dytë, tue mos ditë se çfar kuptimi ka, mbasi e mora vesht kuptimin e emnave të fsheht atëherë kam detyrue anëtarët e komitetit se ma nuk jam në atë komitet. Mue me ngarkuen të formoi komitet në komunën e Xërxës. Të gjithë anëtarët kanë pas me raportue veprimet e veta sekretarit  komitetit Rifatit.

Unë kam folë Rifatit dhe Kadrisë se nuk jam ma në komitetin ND. Këta me janë përgjigjë: mirë ke ba. Alltija e mbi musafin nuk lejohet simbas ligjeve fetare dhe për kete gja kam kundershtue. Rifati tha se duhet, mbasi asht ligjë i organizatave të fshehta. Kemi pas për detyrë me u lidhë me Gjakovën, Prizrenin, dhe me Drenicën. Ka pas muhabet me u lidhun edhe me ata të malit, me punue kundra shtetit. Rifati tha se duhet me mbledhë ndihma, bukë,  opinga dhe pare. Mbrenda atyne 10 ditëve  nuk asht ba asnjë vepër dhe nuk e di që ashtë mbledhun ndonji ndihmë për KND. Unë kam ardhë në Rahovec dhe jam takue me Osman Qafen, nga Gjakova në Pazar, kam vet këto për nji komitet ilegal. Vahiti tha se betimin e paska ba përpara. Anmik që  theksohet në betimin tonë kuptohet pushteti i popullit. Unë mbas betimit u pendova mbasi kuptova rendësin e  komitetit. Rifati na tha se mbas formimit të komitetit atëherë do të lidhemi me shtetet e huja edhe ka folë për nji radio transmetues me ble këto kollaj të lidhemi me Shqipnin, unë nuk e di me ke, Rifati nuk donte me na spjegue kete gja.. Ky na tha se Adem Voca  ka qenë në Mamushë dhe dhe se ashtë takue në shtëpin e tij. Adem Voca ka qenë në mal. Rifat Krasniqi është organizatori kryesor i komitetit ND, i cili na tha kur kemi vet se ku e ka mbshtetsen: “punë për mua  asht se ku e kam mbështetjen”. Kadrija e ka marr për detyrë me u talkue me kaçaket në rrethin e Rahovecit. Kajtazi dhe Kadrija kanë pas 6 komuna me formue. Ahmeti ka kenë arkëtari i komitetit dhe nuk e di qe ka ba ndonji ndihmë. Rifati na ka folë neve se për së shpejti do të bahet njëfarë rrotullimi. Unë këto lajme nuk i kam shpall në popull. Vahiti nuk ka tregue se  ku dhe kur ka ba betimin. Mbledhjen e parë e kanë ba dy ditë përpara mbledhjes së dytë. Rifati kishte organizue këtë mbledhje tue na thanë se duhet me formue nji komitet e qi duhet me u mbledh herën e dytë në nji vend tjetër. Rifati tha se  nuk duhet të bajm ashtu si kanë ba ata në Drenicë, njiherit duhet me përgatit popullin për këto, mbasandje duhet me fillue kundra pushtetit. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike po zhvillon konsultimet me…