Çka i tha Besa Ismaili-Ahmeti djalit të saj për Hashim Thaçin dhe luftën e UÇK-së?
29 maj 2026
| 21:47
“E uli shpesh djalin tim dhe i them shiko: Ky është një student historie, vjen nga fshati, ka bërë këtë, ka biseduar në Rambuje me këta krerë shtetesh. Ka arritur një marrëveshje për Kosovën, e ka udhëhequr luftën dhe ka hyrë në procese zgjedhore demokratike. Ka njohur rezultate zgjedhore. E kanë sfiduar të tjerët, prapë me urtësi dhe me shumë mençuri ka vazhduar tutje. Iu ka nënshtruar edhe drejtësisë ndërkombëtare. Dhe prapë aty po e mbron të vërtetën time. Ne lëngojmë sot shumë për personalitetin e Hashim Thaçit, apo të një politikani të atij profili. Kosova shihet se ka ra nën ndikimin e një politikani, i cili bën politikë për vete dhe jo për qytetarët…”, ka thënë Besa Ismaili-Ahmeti, kandidate për deputete e PDK-së me numër 60.



