Çka kanë deklaruar dëshmitarët në gjykimin e Adem Demaçit më 1959?

07 janar 2023 | 18:18

Përgatiti për botim: Bedri Halimi

Dëshmitarët që kanë dëshmuar në gjykimin ndaj Adem Demaçit në vitin 1959. Emrat:

DIN MEHMETI, NDUE PASHKU, SYLEJMAN DRINI, SHEFQET POPOVA, SHEMSI POPOVA, ISMET BYTYQI, MEHMET AHMETI, RUZHDI XHAFERI, ADEM GAJTANI, FAHREDIN GUNGA, ALI ALIU, ZEKERIA CANA, RAFAEL SOPI, SABIT RATKOCERI.

PROCESI MBI DËGJIMIN E DËSHMITARËVE

1. DIN MEHMETI

Dëshmitari i parë, Din Mehmeti, para organit të Punëve të Brendshme deklaron:
Dëshmitari Din Mehmeti, i lindur në Junik, nga i ati Mehmet, 28 vjeçar, me profesion student i letërsisë, jeton në Qytetin e Studentëve, nr. 943, Beogradi Ri, marrëdhëniet e tij me të pandehurin: i njohur dhe pa lidhje familjare. I pyetur lidhur me lëndën penale në shqyrtim deklaroi:
Të pandehurin Adem Demaçi e njoh që nga viti 1954, sepse atëherë ishte student në Beograd. Me të jam takuar në Beograd, por edhe më vonë pasi i ka lënë studimet, në Prishtinë. Me kujtohen veprimet armiqësore të Demaçit dikund në pranverën e vitit 1958 kur jemi takuar në hotelin “Nova Jugosllavia” në Prishtinë, unë, Adem Demaçi, Zekeria Cana, Fahredin Gunga, Ali Aliu, Hysni Hoxha, të gjithë studentë në Beograd. Me këtë rast para nesh Demaçi ka folur për diskriminim që po bëhet ndaj shqiptarëve në Kosmet nga ana e pushtetit. Lidhur me shkollat ka thënë se po punohet për heqjen e gjuhëve të pakicave me qëllim që të diskriminohen shqiptarët. Në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi Ademi ka thënë me këte rast se pushteti i këtushëm po e bën këtë me paramendim, se pushteti nuk po e ndalon këte shpërngulje, por po e lejon shpërnguljen e tillë me qëllime të këqija. Nuk më kujtohet se çka ka thënë lidhur me këtë dhe a e ka shpjeguar detajisht. Ka folur edhe për aksionin e mbledhjes së armëve në Kosmet, por detajet pë këtë nuk më kujtohen.
Pas bisedës kemi dalë nga hoteli dhe jemi nisur kah Shkolla Normale për të fjetur. Rrugës Ademi ka folur edhe për çështjen e Kosmetit. Na ka thënë se ai duhet t’u thotë të gjithëve se çka mendon, dhe se pushteti dëshiron t’i ndajë shqiptarët që të mos mendojnë të gjithë njësoj. Ka thënë, gjithashtu, se mendon që çështja e Kosmetit mund të zgjidhet me luftë, me ç’rast Jugosllavia do të humbaste disa territore të saj. Kosmetin do ta merrte Shqipëria, përkatësisht ka thënë se do t’i humbaste territore
që nuk janë të saj. Unë, Ademit, në katër sy ia kam tërhequr vërejtjen se nuk duhet të bisedojë në këte mënyrë, sepse kjo nuk na vyen.
Dikund në verën e viti 1958, e kam takuar përsëri Adem Demaçin, dikund në Prishtinë, kur më ka thënë diçka të papërcaktuar se çdo gjë do të jetë në rregull, vetëm kërkohet durim. Për këtë nuk kam menduar fare, sepse di se Ademi është i prirur të flasë nga pozita armiqësore.
Tjetër nuk kam çka të them. Procesverbalin e kam lexuar dhe e nënshkruaj, sepse në të janë përfshirë fjalët e mia.
U krye në orën 13 e 30 minuta. Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi i autorizuar hetues: Momo Çanoviq Dëshmitari: Din Mehmeti (Në dokumentet origjinale të gjitha nënshkrimet ruhen autentike)

2. NDUE PASHKU

Dëshmitari i dytë para organit hetues deklaron:
Adem Demaçin, redaktor dhe shkrimtar nga Prishtina, i cili punon në Sipërmarrjen Botuese “Rilindja” në Prishtinë, e njoh për se afërmi prej vitit 1955, prej kthimit të tij nga studimet në Beograd. Si nxënës i Gjimnazit kam filluar të shoqërohem me Demaçin, dhe pas kryerjes se maturës më 1958, punojmë bashkë në të njëjtën sipërmarrje, unë si gazetar e ai si redaktor i edicionit. Bisedat tona të para kanë filluar për letërsinë, kurse më vonë Demaçi, para meje, do të fillojë biseda politike për të cilat unë nuk isha gatshëm. Demaçin e njoh si njeri që armiqësisht paraqitet ndaj rregullimit shoqëror në Jugosllavi. Në biseda me mua theksonte se në Kosmet nënçmohet kultura e pakicës shqiptare. Pushteti me qëllim vepron në atë mënyrë që në shkolla të zhvillohet mësimi në gjuhën serbe dhe jo në atë shqipe, edhe përkundër asaj se ka mjaft arsimtarë shqiptarë. Një pjesë të arsimtarëve pushteti me qëllim i largon nga procesi arsimor. E njëjta vijë ndiqet edhe në veprimtarinë botuese. Pushtetarët kompetentë ndalojnë botimin e veprave të disa shkrimtarëve shqiptarë, dhe përmend rastin e Gjergj Fishtës, me tezat e të cilit Dermaçi pajtohet dhe përpiqej të më bindte edhe mua në drejtësinë e tyre. Në të vërtetë. Demaçi thotë se Fishta ka pasur plotësisht të drejtë kur thoshte se Kosmeti është pjesë përbërëse e Shqipërisë dhe kjo është e drejtë historike e saj.
Fjalimi i Demaçit përqendrohej në gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Kosmet dhe në pozitën e pabaratë të tyre në krahasim me kombësitë e tjera- serbët e të tjerët. Sikur t’i bashkangjitej Kosmeti – Shqipërisë atëherë nuk do të kishte më shqiptarë sharraxhi.
Procesverbali më është lexuar dhe të dhënat në të janë të vërteta, andaj e pranoj për timin dhe e nënshkruaj.
Procesmbajtës: Momir Çanoviq, Organi i autorizuar hetues: Vojisllav Mihajlloviq.
Dëshmitari: Ndue Pashku.

3. SYLEJMAN DRINI

Dëshmitari i tretë Sylejman Drini, më datën 6.12.1958, në Prishtinë, para organit të autorizuar të Punëve të Brendshme deklaron:
Të pandehurin Adem Demaçi e njoh që nga viti 1956, kur ka ardhur në Sipërmarrjen Botuese “Mustafa Bakija”, tani “Rilindja”. Deri në arrestimin e tij kemi qenë bashkë në një zyrë në Redaksinë e Edicionit të “Rilinjdes”.
Kur është shtuar propaganda ndaj Jugosllavisë dhe vendeve të tjera nga ana e Shqipërisë, kam vërejtur se Demaçi gjithnjë e më shpesh lexonte artikuj nga shtypi lidhur me fushatën kundër Jugosllavisë dhe të njëjtit artikuj i komentonte, gjegjësisht na i përcillte ato që i lexonte dhe që i dëgjonte. Pas mbajtjes se fjalimit të Enver Hoxhës, diku në vitin 1957. disa fragmente nga ky fjalim, Demaçi, i komentoi para meje. Më ka thënë se në këtë fjalim Enveri ka treguar se si pushteti jugosllav po i maltreton shqiptarët në Kosmet, duke mos u dhënë kurrfarë të drejtash nacionale. duke e ngulfatur kulturën e tyre nacionale, se si pushteti me plan po i shpërngul shqiptarët për në Turqi dhe kështu po bënë denacionalizimin kësaj pakice. M’i ka treguar të gjitha më të këqijat që i ka thënë Enveri në këte fjalim. Për qëndrimin e këtillë, Demaçit ia kam tërhequr vëre – që të jetë më i kujdesshëm për faktet që i sjell Enveri në fjalimin e vet Nuk me kujtohet nëse Demaçi para meje të këte vërtetuar se faktet që sjell Enver Hoxha lidhur me pozitën e pakicës shqiptare në Kosmet. jané të sakta. Gjithashtu, para meje ka folur edhe për fjalimin e Fadil Hoxhés, në të cilin Fadili i ka dhënë një përgjigje paraqitjes se Enver Hoxhës. Per çështjen turke, gjegjësisht për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, Demaçi ka diskutuar diçka në praninë time, por saktësisht nuk me kujtohet se si e ka komentuar këtë.
Më kujtohet se Demaçi e ka komentuar një artikull të botuar në NIN, në të cilin është dhënë përgjigjja e një deklarate të një udhëheqësi bullgar, në lidhje me Bullgarinë e Shën Stefanit. Në lidhje me këte artikull Demaçi ka thënë se në rast të fitores së luftës, rusët do t’ia jepnin Kosmetin – Shqipërisë, kurse Maqenoninë – Bullgarisë. Këtë deklaratë Demaçi e ka thënë diku në muajin gusht të vitit 1958 në zyrën ku punonte. Me një rast në zyrën e ish Sipërmarrjes “Mustafa Bakija” Demaçi para meje, Mehmet Gjevorit e Eshref Kiserit, ka thënë se do të formojë partinë e të verbërve, ngase mbante syza. Kur e ka thënë këtë nuk e kam kuptuar çka ka menduar dhe as çka ka dashur të thotë.
Nuk më kujtohet që para meje të ketë folur për çështje politike. Procesverbalin e kam lexuar dhe në të janë shënuar fjalët e mia, prandaj e nënshkruaj.
U krye në orën 13. Procesmbajtës: Leposava Bukonjiq. Organi i autorizuar hetues: Momir Çanoviq. Dëshmitari: Sylejman Drini

4. SHEFQET POPOVA

Dëshmitari i katërt, Shefqet Popova, në zyrën e organit të Punëve të Brendshme, më 9.12.1958, deklaron:
Të pandehurin Adem Demaçi e njoh që nga viti 1949 kur kemi mësuar bashkë në Gjimnazin e Prishtinës. Pas përfundimit të Gjimnazit me Demaçin jam takuar disa herë, sepse që të dy kemi studiuar në Beograd gjatë viteve 1954-55, dhe më vonë në Prishtinë.
Më kujtohet se kemi qenë bashkë me Demaçin diku në muajin tetor të vitit 1958. Me ne ishte edhe Shemsi Osmani nga Prishtina. Atë ditë ka ardhur nga Beogradi Alesh Bebleri në Prishtinë dhe ka mbajtur një ligjëratë në lidhje me udhëtimin e tij nëpër Indi. Ne të tre e kemi përcjellë atë ligjeratë dhe pas saj kemi biseduar për Alesh Beblerin. Më atë rast, duke shëtitur në korzo, Adem Demaçi tha: sikur të bënim atentat në Alesh Beblerin sa bukur do të jehonte në botë. Unë e kam përkrah dhe jam pajtuar se një atentat i tillë, gjithsesi, do të bënte jehonë në mbarë botën. Për këtë kemi biseduar pa ndonjë qëllim të caktuar, përkatesisht unë nuk kam pasur kurrfarë qëllimi, e Demaçi çka ka menduar per kete nuk më është e njohur. Nuk më kujtohet se para apo pas kësaj bisede, Adem Demaçi, të njëjtën gjë e ka thënë para meje. Me Adem Demaçın kam këmbyer letra, me kujtohet diku në janar të vitit 1958, dhe njëhere i kam shkruar se po ndihem shumë keq dhe shpesh me vjen të mos jetoj më dhe të zhdukem si qen dhe për këtë e urrej veten. I kam shkruar se disa shpresa me mbajnë në jetë, por deri kur? Më tutje i kam shkruar se si për vitin e ri 1958 dëshiroj që “zotërit e tokës të ma plotësojnë një dëshirë. E kjo dëshirë e madhe ka qenë që ai kanali i hapur, që është mjaft i thellë dhe që sjell gjak në trupin tonë për shkretinë e Azisë së vogël, të mbyllet për të mirë. I kam thënë më tutje se kjo varet nga të tjerët e jo nga unë dhe për këte jam tepër i pikëlluar, ngase nuk kam kurrfarë fuqie në duar etj. Këtë ia kam thënë sepse familja ime e afërt ka shkuar për në Turqi dhe për këtë kam reaguar dhe jam ankuar.
Tjetër nuk kam çka të them. Procesverbalin e nënshkruaj, sepse në të është shënuar krejtë çka kam thënë.
U krye në orën 12. Procesmbajtësi: nuk është nënshkruar. Organi i autorizuar hetues: M. Çanoviq. Dëshmitari: Shefqet Popova

5. SHEMSI POPOVA

Dëshmitari i pestë, Shemsi Popova, para organit hetues deklaron:
Të pandehurin Adem Demaçi e njoh qysh nga fëmijëria. Kemi qenë shokë shkolle. Qysh nga koha kur kemi qenë nxënës të Gjimnazit dikir në vitin 1951, para meje Demaçi ka filluar të shfaqë qëndrimin e vet politik. Që atëherë, ai, thoshte se ne në Kosmet i takojmë Shqipërisë, se
kjo është toka e jonë dhe jo e Jugosllavisë. Këso diskutimesh Demaçi i përsëriste shpesh në atë kohë derisa takoheshim në ndërtesën e Gjimnazit në Prishtinë. Në të njëjtën mënyrë Demaçi ka vepruar edhe para Avdi Sinanit, atëherë nxënës i gjimnazit dhe Shefqet Popovës, po ashtu nxënës gjimnazi.
Pas mbarimit të gjimnazit, Demaçi ka shkuar në studime në Beograd, kurse unë në studime kam shkuar një vit më vonë. Po ashtu, në shoqëri në Beograd Demaçi, sërish ka mbajtur pozicionin armiqësor. Më së shumti ka folur para meje dhe Adem Gajtanit, që tani është student në Shkup. Kur është burgosur grupi armiqësor në Prishtinë, i cili ka vepruar në kuadër të organizatës së NDSH-së, Demaçi na ka thënë se është mirë të shkruajmë letra anonime dhe të dërgohen në adresat e udhëheqësve në Kosmet, si Gjoka Pajkoviqit, Fadil Hoxhë e të tjerëve. Me këto letra ata do të kërcënoheshin për qëndrimet dhe veprimet e tyre ndaj pakicës shqiptare në Kosmet, dhe e gjithë kjo do të bëhej si reagim ndaj burgosjes se grupit të përmendur. Atëherë, Demaçi ka folur edhe për nevojën e formimit të organizatës, e cila do të punonte për çlirimin e Kosmetit, dhe për bashkimin e tij me Shqipërinë. Në këtë drejtim ka thënë se duhet të përvetësohen shqiptarët e pjekur, të cilët do të mund të tërhiqnin pas vete masën shqiptare në luftën e përbashkët për çlirimin e shqiptarëve. Për këto çështje Demaçi është deklaruar edhe para Avdi Sinanit e Enver Talit, të cilët, gjithashtu, kanë qenë një kohë studentë në Beograd, e tani gjenden në Shkup. Me kujtohet se Demaçi e ka marrë për sipër që ai t’i shkruajë letrat kërcënuese, për të cilat ishte fjala, për arsye se ishte më me përvojë në mesin tonë, siç thoshte ai vetë.
Shpeshherë, Demaçi ka deklaruar se si Kosmeti nuk është jugosllav por shqiptar. Këtë na e ka dëshmuar me një dokument, që ndodhet në Arkivin e LNÇ-së të AKMO-së, në të cilin shihet si janë marrë vesh shqiptarët dhe jugosllavët për zgjidhjen e çështjes së Kosmetit pas çlirimit të vendit; Jugosllavia tani nuk do që këtë çështje ta ngrisë dhe ta vërtetojë se Kosmeti është jugosllav, kurse e harron marrëveshjen për të cilën është fjala.
Kur kemi ardhur unë dhe Demaçi nga Beogradi në Prishtinë, në vitin 1957, shpesh herë jemi takuar dhe kemi biseduar për çështje të ndryshme. Po theksoj se Demaçi më së shumta me ka folur përkitazi me bashkimin e
Kosmetit me Shqipërinë, e kjo ishte çështja kryesore që e preokuponte. Ai thoshte se ky problem mund të zgjidhe me luftë ose me plebishit; se sikur të ndodhte lufta ne shqiptarët më se shumti do të fitonim ne, sepse rusët do t’ia jepnin Kosmetin Shqipërisë, sepse kjo u konvenon edhe atyre. Mundësia e dytë ishte që çështja e Kosmetit të dalë para Kombeve të Bashkuara dhe me plebishit të vendosej se kujt do t’i takonte Kosmeti. Detyra jona ishte që të zhvillonim, sistematikisht, propagandë te të gjithë shqiptarët, që të përcaktoheshin për Shqipërinë, kur kjo çështje të vihej në rend të ditës. Do të ishte mirë që kjo propagandë të zhvillohej edhe me shkrimin e trakteve dhe shpërndarjen e tyre. Propagandën do ta udhëhiqte organizata, siç thoshte Demaçi, që do ta formonim, e cila do te ishte në gjendje të bënte ndikimin e plotë ndër masat shqiptare dhe do të orientohej kah Shqipëria. Për këtë çështje Demaçi ka biseduar edhe me Adem Gajtanin. Enver Talin, Anton Pashkun dhe Hajrulla Zymin. Këso bisedash ka zhvilluar, zakonisht, në rrugë, para hoteleve dhe në shtëpinë e tij. Gjithashtu, në vitin 1957, Demaçi para meje dhe në praninë e personave të përmendur, e ka përkrahur sulmin ndaj shtetit tonë nga ana e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Evropës Lindore. Ai thoshte se i vjen mirë që Shqipëria e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Shaban Polluzhës, për arsye se më parë kishte qëndrim negativ ndaj këtij luftëtari, i cili e kishte filluar luftën për çlirimin e shqiptarëve në Kosmet. Më kujtohet se Adem Demaçi, në vitin 1957, shpesh i ka nxitur disa nxënës të gjimnazit për veprimtari armiqësore. Më se shumti ka biseduar me Sabit Ratkocerin dhe Anton Pashkun, se si duhet të ishin revolucionarë dhe t’u kundërviheshin pushtetarëve të shkollës. Ratkoceri i ka premtuar Demaçit që në çdo kohë i ka në dispozicion 20 veta për kryerjen e detyrave. Fjalimin e Enver Hoxhës, në të cilin shfaqej pretendimi për Kosmetin, Demaçi e ka përkrahur plotësisht dhe ka thënë se çështjen e zgjidhjes së Kosmetit duhet ta ngrisë Shqipëria. Udhëheqësit jugosllavë janë të vetëdijshëm se Kosmeti do të bëhet shqiptar, dhe për këtë thoshte Demaçi, ata po punonin energjikisht për ruajtjen e statusit të tanishëm për çka në njërën anë, ata, nxisnin shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, me pohimin se janë “turq”, për të pamundësuar plebishitin në Kosmet vetëm me shqiptarë, por edhe me nacionalitete të tjera, në anën tjetër, pushtetarët, ishin orientuar për ngritjen e disa objekteve, për cka
Demaçi thoshte se pushteti ishte i detyruar ta bënte nën ndikimin e shqiptarëve dhe kompanive të tyre, sepse deri tashti asgjë nuk ishte bërë në zhvillimin ekonomik.
Në vitin 1958 Demaçi ka vazhduar të veprojë armiqësisht, kështu që ka dalë para shumë njerëzve, pra edhe para meje, kundër masave që pushtetarët jugosllavë po ndërmarrin në Kosmet, dhe ka përkrahur fushatën që vinte nga Shqipëria. Ai na fliste se si pushtetarët pengonin zhvillimin e kulturës nacionale shqiptare në gjuhën shqipe, për mbylljen e shkollave shqipe, për ndalimin e botimit të folklorit shqiptar, për mungesën e lirisë së të shkruarit, se njeriu nuk mund të shkruajë për atë që e sheh, mendon dhe ndien dhe se po bëhet presion në shqiptarët dhe, përgjithësisht, në jetën shoqërore e publike.
Në këtë vit, Demaçi, lidhur me situatën e keqësuar në botë, ka theksuar se nëse ndodh Lufta e Tretë Botërore, Shqipëria do të fitojë më se shumti – do të fitojë Kosmetin, ashtu siç e kishte gjatë luftës se kaluar, sepse në Luftën e Dytë Botërore ka fituar më së shumti Jugosllavia. E gjithë veprimtaria armiqësore e Demaçit në vitin 1958 ishte përqendruar në organizimin e propagandës që Kosmeti t’i bashkohej Shqipërisë. Me secilin njeri që e ka njohur, Demaçi, ka folur për çështjen e Kosmetit, për nevojën e bashkimit të tij me Shqipërinë e të tjera.
Më kujtohet që para meje dhe Shefqet Popovës, student i Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë, Demaçi ka folur se si do të bënte jehonë të madhe sikur të bëhej atentat në Alesh Beblerin, i cili atë ditë ndodhej në Prishtinë. Ky diskutim e ka nxitur Shefqet Popovën, që të thotë, se Aleshin duhet goditur me revole në kokë. Demaçi, me atë rast, ka konstatuar se do të ishte mirë, për shkak se e gjithë bota do të thoshte se populli shqiptar po lufton për lirinë e tij.
Demaçi ka diskutuar shpeshherë për këto probleme edhe me Sylejman Drinin dhe Hajrullah Zymin, që të dy nëpunës në Sipërmarrjen “Rilindja”.
Tjetër nuk kam çka të them. Procesverbalin e kam lexuar dhe në të janë përfshirë fjalët e mia, prandaj e nënshkruaj.
U krye në orën 11 e 50 minuta. Procesmbajtës: Svetisllava Sllaviq. Dëshmitari: Shemsi Osmani.
Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Shemsi Osmani e kam dëgjuar deklaratën e tij për veprimtarinë time. Nuk e kam dëgjuar deklaratën e dhënë dhe procesverbalin e nënshkruaj.
I pandehuri: Adem Demaçi. Organi hetues i autorizuar: Momir Çanoviq

6. ISMET BYTYÇI

Dëshmitari i gjashtë, Ismet Bytyçi, para organit hetues më 18.12.1958 deklaron:
Të pandehurin Adem Demaçi e njoh qysh në vitin 1952, sepse kemi mësuar bashkë në Gjimnazin e Prishtinës. Pas mbarimit të gjimnazit jam takuar me Ademin gjatë vitit 1956, si dhe në vitet 1957 dhe 1958.
Diku në janar ose në shkurt të vitit 1956 jam takuar me Adem Demaçin në Prishtinë para Këshillit Popullor të Rrethit. Me këtë rast Demaçi para meje ka folur për humbjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosmet, të garantuara me Kushtetutë. Si shembull ka përmendur mbylljen e shkollave shqipe, të cilat në të ardhmen, sigurisht se do të mbyllen të gjitha. Më ka thënë se pushteti këtë po i kryen në mënyrë shumë perfide me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi nën firmën e demokracisë. Ai thoshte se pushteti po propagonte se për të gjithë ata që dëshirojnë të shpërngulen dera është e hapur, pra edhe për shqiptarët për në Turqi, dhe se për ne, shqiptarët, që mbesim këtu në Kosmet nuk ka jetë dhe këtu nuk kemi për kë të punojmë. Me ka thënë se është mirë që edhe në të shkojmë diku, pasi që njerëzit tanë po shpërnguleshin. Me atë rast ka shprehur brengosje për shpërnguljen për në Turqi. Më kujtohet se Demaçi me këte rast më ka thënë se pushteti po i shpërngul shqiptarët për në Turqi vetëm për arsye që në Kosmet të mbesin vetëm serbët. Gjithashtu, me atë rast Demaçi më ka thënë se pushteti po i maltreton shqiptarët me pretekstin e armëve me qëllim që t’i frikësojë dhe kështu t’i detyrojë që sa më shumë të shpërnguleshin për në Turqi. Më ka thënë, po ashtu, se arsyeja e dytë shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi është edhe frika nga kryengritin që do ta organizonin shqiptarët kundër pushetit jugosllav, në mënyrë në t’i fitonin të drejtat, të cilat nuk i kanë.
Në qershor të viti 1958 jam takuar me Demaçin në Prishtinë me rastin e ardhjes së Teatrit të kombësive të Shkupit në Prishtinë. Atë ditë kemi biseduar me Demaçin duke shëtitur në korzon para Teatrit në Prishtinë. Nuk ka qenë e mundur të diskutojmë, por Demaçi me ka këshilluar se duhet të punojë dhe t’i hapim sytë, sepse prej nesh populli shqiptar pret mjaft, dhe të tjera. Këshillën e Demaçit e kam kuptuar si vazhdimësi të asaj që më kishte thënë edhe më parë, domethënë të punoj kundër pushtetit, cili po vepron kundër shqiptarëve.
Me mua ka biseduar, shpesh, edhe Avdi Sinani nga fshati Gadime, tani student i mjekësisë në Shkup. Ai më ka folur për edhe për Adem Demaçin duke më thënë se ai është njeri i mirë, se është i mençur dhe shqiptar i mirë. Gjithmonë, para meje, e ka lavdëruar dhe popullarizuar. Avdiu më ka folur se Demaçi shkruan shumë bukur si shkrimtar dhe përmes veprave të tij alegorike e shpreh atë që mendon dhe në këte mënyrë ia përcjell ato popullit. Në lidhje me një tregim që e ka shkruar Demaçi, ai, ka biseduar me mua më se një orë. Demaçi më ka shpjeguar se si në atë tregim, përmes maces ka paraqitur ikjen e shqiptarëve nga Kosmeti, edhe pse ata e duan atdheun e tyre – Kosmetin. Në këtë tregim përshkruhet ndarja e maces nga shtëpia dhe kthimi i saj. Maceja vështirë e braktis shtëpinë, ashtu si edhe shqiptarët atdheun e tyre.
Nuk më kujtohet më shumë nëse Demaçi më ka thënë tjetër, pos asaj që deklarova.
Procesverbalin e kam lexuar dhe në të kanë hyrë të gjitha fjalët e mia, prandaj e vëretoj dhe e nënshkruaj.
U krye në orën 13 e 30 minuta. Procesmbajtës: A. Greveska. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq, Dëshmitari: Ismet Bytyçi ( nënshkrimi në qirilicë – HB).

7. MEHMET AHMETI

Dëshmitari i shtatë, Mehmet Ahmeti, para organit hetues, më 19.12.1958, deklaron:
Të pandehur Adem Demaçi e njoh që nga viti 1953. sepse bashkë kemi mësuar në Gjimnazin e Prishtinës. E njoh edhe pas kryrjes së gjimnazit, si shkrimtar, që shkruan romane dhe vepra të tjera.
Para meje Demaçi është deklaruar armiqësisht në vitin 1957. Unë kam pasë ardhur në Prishtinë diku në dhjetor të vitit 1957 dhe atëherë e kam vizituar Demaçin në zyrën e tij, në ish Sipërmarrjen Botuese “Rilindja” dhe po kështu, jemi takuar edhe në korzo. Në zyrën e tij jemi takuar unë, Adem Gajtani, Rafael Sopi dhe Anton Pashku, që të tre punonjës në “Rilindje”. Demaçi me atë rast na ka folur se si shqiptarët në Kosmet nuk kanë kurrfarë të drejtash, se janë të maltretuar dhe të detyruar të punojnë vetëm punë fizike dhe se shkollat shqipe gradualisht po mbyllen dhe se një ditë do të mbyllen të gjitha. Kështu, që ne, shqiptarët, apsolutisht po 1 humbin të drejtat. Na thoshte, gjithashtu, se këtu nuk kemi jetë nga regjimi, prandaj duhet të luftojmë për të drejtat tona dhe kundër pushtetit në Jugosllavi. Që ta arrijmë pushtetin në Kosmet dhe që atë t’ia bashkojmë Shqipërisë, thoshte Demaçi, duhet t’i hyjmë formimit të organizatës, e cila do të luftojë që Kosmeti t’i bashkangjitej Shqipërisë. Korrigjohem, nuk na ka thënë se kujt t’i bashkangjitet Kosmeti, por ka thënë vetëm se organizata duhet të luftojë kundër pushtetit në Jugosllavi dhe për çlirmin e shqiptarëve në Kosmet. Sipas paramendimit të tij, në organizatë, do të hynin intelektualët, të cilët dinë të luftojnë për të drejtat e tyre. Nuk më është e njohur se është formuar ndonjë organizate, se a ka bërë Demaçi diçka në këte drejtim, sepse për këtë asnjëherë më nuk më ka folur.
Para kësaj bisede, me Demaçin jam takuar diku në fillim të vitit 1957 në Prishtinë dhe duke shëtitur në korzo kemi biseduar. Me atë rast Ademi më pat folur për aksionin e armëve dhe për padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve, por kjo ka anën e vet të mirë, thoshte ai, sepse shqiptarët do ta kuptojnë se çfarë është ky pushtet, do të shohin ngjyrën e vërtetë të tij dhe nuk do të mashtrohen më.
Kah gjysma e vitit 1957 jam takuar me Adem Demaçin në korzo, dhe atëherë më ka folur për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. I ka quajtur tradhëtarë të popullit shqiptarë të gjithë ata që po ikin dhe po e lënë tokën e tyre, sepse ata edhe pse ishin shqiptarë po shkruheshin si turg etj. Ka shprehur brengosje se për këtë arsye në Kosmet po mbesin pak shqiptarë, ndërsa edhe për çka tjetër ishte i brengosur nuk më ka thënë.
Në bazë të gjithë kësaj kam përfunduar se Demaçi mendon se do të ishte mirë sikur në Shqipëri të ishte regjimi perëndimor, sepse perëndimi do t’u ndihmonte shumë shqiptarëve për çlirimin e tyre dhe për bashkimin e Kosmetit me Shqipërinë. E di këtë sepse më ka folur opër këtë diku në vitin 1957, por nuk më kujtohet muaji.
Tjetër çka nuk më ka folur Demaçi, më sa më kujtohet mua. Procesverbalin e kam lexuar dhe në të janë shënuar fjalët e mia, prandaj e vërtetoj dhe e nënshkruaj.
U krye në orën 11. Procesmbajtës: Svetisllav Lajiq. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq. Dëshmitari: Mehmet Ahmeti

8. RUZHDI XHAFERI

Dëshmitari i tetë, Ruzhdi Xhaferi, para organit hetues, më 13.1.1959, deklaron:
Me të pandehurin Adem Demaçi njihem që nga viti 1955. Derisa kam qenë nxënës në Shkollën Normale të Prishtinës, Adem Demaçi ka mbajtur disa takime letrare, ku ka lexuar pjesë nga vepra e tij. Shkrimet e tij më kanë pëlqyer shumë, prandaj jam interesuar për të. Me të jam takuar shpesh në Prishtinë dhe Shkup. Bashkë e kemi pritur Vitin e Ri 1957. Me ne kanë qenë në shoqëri edhe Adem Gajtani, Avdi Sinani dhe Ismet Bytyçi. Në Prishtinë me Demaçin jam takuar diku në verë të vitit 1958, me ç’rast më ka pyetur se apo shpërngulen shqiptarët nga Prishtina për në Turqi. Jam përgjigjur se jam nga fshati dhe për këte nuk di asgjë, ndërsa Demaçi ka reaguar duke thënë se të gjithë shkuan, me ç’rast ka shfaqur brengosje për shkak të shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Përveç kësaj, gjatë vitit 1957 më ka folur edhe për aksionin e armëve, maltretimin e shqiptarëve nga ana e pushtetit, duke theksuar se një qëndrim i tillë i pushtetit është i papranueshëm.
Në lidhje me Shqipërinë më ka folur diçka për marrëdheniet e krijuara, por nuk më kujtohet se çka më ka thënë lidhur me këtë.
Nuk me kujtohet as a kam gené hashkë me Demacin më 28 nëntor 1957 për të festuar Ditën e Flamurit. E vetmja gjë që kam vërejtur është se Demaçi kishte qëndrim armiqësor kur fliste për aksionin e armëve. por aí. si politikan, nuk më ka interesuar, por vetëm si shkrimtar dhe si të tillé e kam çmuar
Tjeter nuk kam çka të deklaroj për Demnacin. Procesverbalin e kam lexuar dhe në të janë përfshirë fjalet e mia, prandaj e vërtetoj dhe e nenshkruaj,
U krye në orën 20 e 20 minuta. Procesmbajtés. Luka Lubarda. Organi hetues i autorizuar. Momo Çanoviq. Dëshmitari: Ruzhdi Xhaferi

9. ADEM GAJTANI

Dëshmitari i nëntë, Adem Gajtani, para organit hetues të autorizuar, më 16.1.1959, deklaron:
Të pandehurin Adem Demaçi, shkrimtar nga Prishtina, e njoh prej fémijerisé, sepse jemi nga i njëjti vend dhe kemi shkuar bashkë në shkollé, në të vërtetë, ai ka diplomuar një vit para meje, do të thotë në vitin 1954,
Intensivisht para meje ka filluar të shprehet armiqësisht pas burgimit të grupit të intelektualéve shqiptare në Prishtinë. Atëherë ka pasë filluar të mbajë edhe ditarin personal “Ditari i shpirtit”. Në atë ditar i ka shënuar mendimet e veta intime politike. Mé ka thënë se është ftuar nga UBD-ja né Beograd dhe se i është tërhequr vërejtja për grupin që është dënuar në Prishtinë, për çka ka qenë i frikësuar dhe e ka kallur ditarin, që të mos u bjerë në duart organeve të pushtetit. Në vitin 1956 Demaçi i ndërpret studimet në Beograd dhe inkuadrohet si gazetar në gazetën “Rilindja”, mandej kalon si redaktor në Sipërmarrjen Botuese “Milladin Popoviq”. Eshtë interesuar që të regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup – në Degën e Gjuhës Shqipe. Në periudhën 1957 – 1958 Demaçi u afirmua si shkrimtar i ri shqiptar në Kosmet, duke botuar romanin “Gjarpijt e gjakut”. Edhe unë merrem me shkrime dhe mund të them se në mesin e shkrimtarëve shqiptarë të Kosmetit konsiderohet si shkrimtari
më i talentuar. Ndërkaq, në këtë kohë, prej vitit 1957, veprimtaria e tij armiqësore fillon të marrë gjithnjë e më shumë formë të organizuar. Diku në fillim të vjeshtës së vitit 1957 Adem Demaçi më ka folur se si në shtëpinë e tij në Prishtinë ka biseduar me Avdi Sinanin, student i mjekësisë në Shkup, i lindur në një fshat të Lipjanit, rrethi i Prishtinës, për formimin e një organizate me parime të reja, krejtësisht e ndryshme nga organizatat klasike, se e kanë hartuar planin dhe e kanë studiuar mirë atë, se i kanë përcaktuar njerëzit që do të mund të përfshiheshin në këtë organizatë, se si do t’i provonin ata, se ata me çdo kusht duhet të ishin njerëz të besueshëm, të cilët, gjithsesi, duhet të betoheshin që interesat individuale do t’ua nënshtronin atyre të organizatës dhe se jetën e vet do t’ia falnin asaj.
Edhe në pranverë të vitit 1958, në korzo në Prishtinë, më është afruar Adem Demaçi, i cili ishte në shoqëri me Rafael Sopin, gazetar në “Rilindje”, dhe me dy të tjerë, identiteti i të cilëve nuk më kujtohet. Me këte rast në praninë tyre Demaçi më ka thënë se kanë biseduar për idenë e tij, se ka gjetur një formulë të re për veprimtarinë e organizatës, në mënyrë që puna e saj të mos u binte në sy organeve të pushtetit. Më ka shpjeguar se ai e mendon organizimin përmes shkrimtarëve, kryesisht përmes shkrimtarëve, në të vërtetë, ata shkrimtarë që do të hynin në organizatë pas mbajtjes së orëve letrare, do të ndaheshin diku dhe do të vazhdonin mbledhjen në lidhjen me çështjet që i përkisnin organizatës. Më ka thënë se ai mendon që trupi udhëheqës i organizatës duhet të jetë nga shkrimtarët. Këta shkrimtarë të përfshirë në udhëheqësinë e organizatës, secili veç e veç, do të formonin grupin me të cilin do të punonin. Sipas tij, asnjëri grup për tjetrin nuk guxon të dijë, ndërsa vetë grupi do të ketë tre veta, të cilët nuk guxojnë të dinë për të tjerët me qëllim të ruajtjes se fshehtësisë dhe në rast të burgosjes nuk do të zbulohej i gjithë grupi, por vetëm aiai që cili është zbuluar. Kur më ka folur për këtë Demaçi në shoqëri me ne kanë qenë edhe Anton Pashku e Mehmet Ahmeti. Të njëjtën mbrëmje Demaçi ka treguar se ai dhe Avdi Sinani kanë vendosur që në udhëheqësinë e grupit të jenë këta persona: ai (Adem Demaçi), Unë (Adem Gajtani), Rafael Sopi, gazetar nga Prishtina dhe Mehmet Ahmeti, mësues nga rrethina e Ferizajt. U bisedua që në grup të inkuadrohej edhe Shemsi Osmani, gazetar i “Rilindjes”, por, për shkak se po shpërngulet për në Turqi u hoq nga propozimi. Për propozimin të tij për formimin e organizatës, si dhe për veprimtarinë e saj, nuk e kemi kundërshtuar Adem Demaçin, por heshtazi jemi pajtuar. Më tutje, Demaçi të njëjtën mbrëmje, na ka folur se si detyra jonë si udhëheqës të organizatës është që të punojmë aktivisht në përhapjen e organizatës. Mua më ka thënë se në mesin e studentëve në Shkup do të mund të formoja një grup. Pastaj Rafael Sopi dhe Anton Pashku do të mund të formonin organizatë në Prizren, për arsye se janë nga atje dhe se atje më se miri mund të punojnë. Demaçi për vete e ka marrë përsipër organizimin në Prishtinë dhe në ish rrethin e Llapit – Podujevën, sepse siç thoshte atje ka kushte për punë, ndërsa Avdi Sinanin, sipas tij, kishte marrë mbi vete formimin e organizatës në rrethin e Lipjanit, sepse është i lindur në Gadime. Nuk më kujtohet se a i ka dhënë detyrë Ahmet Mehmetit që të punojë në formimin e organizatës në terrenin e Ferizajt. Po theksoj se Demaçi ka thënë se do t’i përdorë të gjitha mundësitë e veta për organizimin e njerëzve në mbarë Kosmetin, me ç’rast do të shfrytëzojë edhe autoritetin e vet si shkrimtar.
Pas kësaj bisedë me Demaçin dhe me personat e tjerë jemi takuar shumë herë në vitet 1957 – 1958, herë në hotel, herë në shtëpinë e tij dhe në korzo. Demaçi na fliste për qëllimet e organizatës. Thoshte se detyra e jonë është zgjerimi i organizatës, kjo do të thoshte në mbarë Kosmetin nga një çerdhe e organizatës. Në krye të këtyre celulave do të qëndronin njerëz të besueshëm dhe të aftë politikisht, e sipas mundësive do të duhej të ishin shkrimtarë. Organizata do të kishte për detyrë luftën për bashkimin e Kosmetit me Shqipërinë dhe luftën kundër pushtetit të Jugosllavisë. Për fillim kjo luftë do të zhvillohej përmes organizimit të propagandës në mesin e popullatës shqiptare për bashkimin e Kosmetit me Shqipërinë. Ai ka qenë i bindur se udhëheqësia shqiptare çështjen e Kosmetit do ta shtrojë para Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila, pastaj, këtë çështje do ta shtrojë para shqiptarëve që të përcaktohen se a janë për Shqipërinë apo për Jugosllavinë. Për përgatitjen e popullatës shqiptare për bashkimin e Kosmetit me Shqipërinë, organizata do të kishte për detyrë të bënte propagandë në këtë drejtim para se çështja të shtrohej para shqiptarëve. Organizata do të duhej të ishte më aktivja për këtë çështje, sidomos, në kohën kur OKB-ja do të organizonte plebishit, në të cilin do të përcaktoheshin shqiptarët. Atëherë ajo do të vihej në krye të popullit shqiptar dhe do ta udhëhiqte atë në përcaktimin që Kosmeti t’i bashkohej Shqipërisë.
Demaçi shprehte frikë para meje dhe të tjerëve se në gjithë këtë punë propaganda jugosllave do të ishte shumë më e fortë për ta mbajtur Kosmetin edhe më tutje dhe se propaganda shqiptare do të mund të përjetonte fiasko dhe mosukses, për çka do të pengohej ndarja, edhe pse Kombet e Bashkuara do të lejonin propagandën e të dy palëve. Këtë e shpjegonte me faktin se shërbimi dhjetëvjeçar jugosllav i propagandës ka bërë mjaft ndikim në popullin shqiptar. Demaçi na thoshte se çështje e Kosmetit do të zgjidhej në të mirë të Shqipërisë, nëse jo me plebishit, atëherë përmes luftës së tretë botërore, në të cilën luftë do të fitonin rusët dhe Kosmetin do t’ia jepnin Shqipërisë.
Po theksoj se Demaçi para meje dhe të tjerëve, shpesh, ka folur edhe në Beograd, derisa ishim në studime gjatë viteve 1955 dhe 1956. Qysh atëherë, në Beograd, ai bënte presion në mua dhe në të tjerët, me veprimet e tij armiqësore kundër pushtetit jugosllav. Kur u bind se ishim të një mendimi për çështjet për të cilat fliste, atëherë e ka shtruar çështjen e formimit të organizatës. Para meje, qysh atëherë, është deklaruar armiqësisht dhe ka folur se si pushteti i Jugosllavisë po bën padrejtësi të shumta ndaj shqiptarëve. Pushteti i Jugosllavisë miraton ligje pozitive, me të cilat, para popujve të tjerë, kinse u garantohen të drejtat pakicave. Këto ligje ekzistojnë vetëm në letër, kurse në praktikë po ndodh e kundërta. Për këto ligje ai kishte mendim negativ, sepse ndaj shqiptarëve po veprohej në mënyrë diskriminuese: po pengohet kultura nacionale dhe po shkilen të drejtat e shkollimit me heqjen e gjuhë amtare nga shkollat.
Më tutje ka folur për mosangazhimin e shqiptarëve me punë në organet e pushtetit dhe në përgjithësi, se serbët janë në pushtet, kurse shqiptarët kryejnë punë fizike. Në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, ai thoshte se pushteti këtë po e bënte me qëllime tendencioze, në mënyrë që me shpërnguljen e shqiptarëve, Kosmeti t’i mbetej atij. Dhe këtë po e bën nën firmën e demokracisë. Nga ana tjetër, shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi lidhej me pakënaqësinë e tyre ndaj rregullimit të Jugosllavisë. Ka folur edhe për aksionin e armëve, i cili, sipas tij, po bëhj për të nxitur shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Diku kah
fundi i vitit 1956 apo në fillim të vitit 1957, do të thotë pas fjalimit të Enver Hoxhës në Plenumin e PPSH -së dhe përgjigjes së shokut Fadil Hoxha kundër Shqipërisë në Beograd, i cili, sipas Demaçit, nuk ka vepruar sipas ndërgjegjes se vet, por i ka mbyllur sytë para realitetit në Kosmet duke përdorur fakte të rrejshme, Demaçi na ka thënë se ka njohuri se një udhëheqës krahinor ka marrë letra kërcënuese, për shkak të rastit të përmendur më lart. Kjo është pozitive, thoshte ai, sepse dëshmon për një lëvizje në Kosmet.
Udhëheqësit shqiptarë nuk kanë menduar kështu gjatë luftës, thoshte Demaçi, por sot kanë rënë në këtë situatë dhe nuk mund të tërhiqen nga ajo, ose nuk duan t’i lënë as pozitat dhe as limuzinat e tyre. Do të bënin vepër të madhe patriotike, sikur të solidarizoheshin dhe të deklaroheshin kundër kësaj rezolutë kundërshqiptare. Më ka thënë se do të ishte shumë e dobishme të kryhej atentat sidomos ndaj Dushan Mogushës, sekretar i KK të LKJ-së për Kosmet. Nuk më kujtohet saktësisht se për çka Demaçi e konsideronte të dobishme kryerjen e atentatit në këta udhëheqës, por e di se ka thënë se do të ishte e dobishme të hiqet një personalitet i tillë nga Kosmeti.
Është biseduar edhe për serbët që do të mbeteshin këtu, kur Kosmeti t’i bashkangjitej Shqipërisë. Rafael Sopi ka thënë se, në atë rast, serbët do të ishin pakicë kombëtare në Shqipëri dhe se ai do t’u jepte të gjitha të drejtat në shkollim dhe të ngjashme, kurse Adem Demaçi ka thënë se ai është për shpërnguljen e të gjithë serbët nga Kosmeti.
Demaçi na ka thënë se do të ishte mirë të shkruheshinh letra kur të shtrohej çështja e përcaktimit të shqiptarëve me plebishit nga ana OKBsë dhe se kjo do të ishte një formë e propagandës në dobi të Shqipërisë.
Biseda të këtilla janë bërë shpesh në mes Demaçit e neve gjatë vitit 1958. Nuk më kujtohen saktësisht datat kur kemi bërë këso diskutimesh, në të cilat fjalën kryesore e kishte Demaçi.
Mund të them se unë personalisht nga gjithë kjo nuk kam ndërmarrë asgjë, as që kam punuar për formimin e organizatës në Shkup, siç e kisha marë për detyrë nga Demaçi. Nuk kam njohuri as çka kanë bërë të tjerët në këtë drejtim. Tjetër nuk kam çka të them.
Procesverbalin e lexova dhe në të janë përfshirë fjalët e mia, prandaj e vërtetoj me nënshkrimin tim.
U kryer në orën 13. Procesmbajtës: Ollga E. Lazig. Organi hetues i autorizuar: Momir Çanoviq, Dëshmitari: Adem Gajtani

10. FAHREDIN GUNGA

Dëshmitari i dhjetë, Fahredin Gunga, para organit hetues, më 21.1.1959, deklaron:
Të pandehurin Adem Demaçi e njoh qysh nga Gjimnazi në vitin 1953. Derisa ishte në studime në Beograd nuk jam takuar me të, por pas kthimit të tij nga Beogradi në Prishtinë jemi takuar disa herë. Shpesh me të kemi biseduar për letërsinë, ngase edhe unë merrem me shkrime si ai, prandaj, pos tjerash, kjo ka qenë temë e bisedave tona. Për shkakun se unë shkruaj poezi lirike në frymën bashkëkohore, shumë herë jam kritikuar nga Demaçi, i cili më fliste vazhdimisht që të mos shkruaja në frymën moderne, por të shkruaj në frymën realiste për jeta e shqiptarëve në Kosmet.
Më kujtohet se diku në pranverën e vitit 1958 kam qenë në shoqëri me Demaçin dhe me shokët e tjerë si Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha, Zekeria Cana dhe disa të tjerë, të gjithë studentë në Beograd. Jemi takuar në hotel “Nova Jugosllavia” në Prishtinë dhe kemi qëndruar ulur në separe të këtij hoteli. Me këtë rast Demaçi na ka folur se si në një projekt të ligjit të ri për shkollat parashihet heqja e gjuhëve të pakicave në shkollat e mesme. Në lidhje me këtë Demaçi ka qenë i revoltuar dhe ka thënë se ky ligj më se shumti i godet shqiptarët në Kosmet, se ky është kulminacioni i të padrejtave që po u bëhen shqiptarëve nga ana e pushtetit dhe se kjo është një masë që po merret posaçërisht ndaj shqiptarëve. Në lidhje me aksionin e armëve në Kosmet, Ademi ka thënë se ky është barbarizëm ndaj shqiptarëve dhe se po bëhet me paramendim nga pushteti aktual
Kur kemi dalë nga ky hotel jemi nisur bashkë në drejtim të Gërmisë kah Shkolla Normale. Gjatë rrugës Demaçi na ka thënë se ne, si intelektualë, duhet të jemi unikë, sepse me unitet mund t’i kontribuojmë popullit tonë. Se çka ka menduar kur e ka thënë këtë, nuk kam mundur ta
kuptoj. Tjetër nuk kam çka të them. Procesverbalin, në të cilin janë përfshirë fjalët e mia e nënshkruaj.
U krye në orën 13 e 30 minuta. Procesmbajtës: Dragica Milanoviq. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq. Dëshmitari: Fahredin Gunga.

11. ALI ALIU

Dëshmitari i njëmbëdhjetë, Ali Aliu, 25 vjeç, nga fshati Arvati, rrethi i Prespës, para organit hetues, më datën 24.1.1959, deklaron:
Të pandehurin Adem Demaçi e njoh qe 10 muaj. E kam njohur përmes studentëve që studiojnë në Beograd dhe që janë të lindur në Kosmet.
Diku në pranverën e viti 1958, kemi udhëtuar për në Prishtinë që të mbajmë orë letrare nëpër Kosmet. Kemi udhëtuar disa shokë, studentë shqiptarë. Atëherë jemi takuar me Adem Demaçin në hotelin “Nova Jugosllavia” në Prishtinë. Jemi takuar unë, Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Hysni Hoxha, Zekeria Cana e ndoshta edhe ndonjë tjetër, por nuk më kujtohet. Me këtë rast, pos të tjerash, Demaçi na ka thënë si vijon:
– se ndaj shqiptarëve të Kosmetit nga ana e pushtetit po bëhen padrejtësi të ndryshme; se shqiptarët po shpërngulen për në Turqi dhe se me këto shpërngulje pushteti dëshiron që Kosmetin ta mbajë edhe më tutje për vete. Po të qëndronin shqiptarët edhe më tutje në Kosmet pushtetarët janë të bindur se Kosmetin do ta humbasnin. Me qëllim të mbajtjes se Kosmetit për vete (që të mbetet edhe më tutje jugosllav), ata kanë organizuar aksionin e armëve, duke i rrahur e maltretuar shqiptarët, të cilët detyrohen të shpërngulen për në Turqi dhe, kështu, problemi i Kosmetit zgjidhet përfundimisht. Kam vërejtur se Adem Demaçi ka qenë i revoltuar dhe nuk i ka pëlqyer qëndrimi i pushtetit për këtë çështje. Ka thënë edhe disa gjëra të tjera me atë rast, por ato nuk më kujtohen.
E lejoj mundësinë që të kemi biseduar edhe për intelektualët në Kosmet. E di se Demaçi ka thënë se duhet të jemi unikë, porse nuk duhet të infiltrohemi në 25 organizata armiqësore. Unë mund të kem thënë se nuk duhet të inkuadrohemi në këso organizatash. Theksoj se mundësinë që kështu diçka kemi thënë për intelektualët, por detajet për këtë nuk më kujtohen.
Pastaj jemi ndarë, dhe nuk kam tjetër çka të them në lidhje me paraqitjen e Adem Demaçit. Procesverbalin e kam lexuar dhe e nënshkruaj.
U krye në orën 13.
Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq. Dëshmitari: Ali Aliu.

12. ZEKERIA CANA

Dëshmitari Zekeria Cana, para organeve hetuese, më 25.1.1959, deklaron:
Të pandehurin Adem Demaçi e njoh nga fundi i vitit 1954. Në atë kohë kemi qenë bashkë në studime, në Beograd. Në vitin 1955 jam takuar me të pandehurin në Beograd dhe ai qysh atëherë, para meje, është paraqitur armiqësisht. Më ka folur se pushteti i Jugosllavisë po i shpërngul shqiptarët nga Kosmeti për në Turqi, sepse frikësohet se nëse shqiptarët do të mbesin edhe më tutje në Kosmet, ata do të kërkojnë që Kosmeti t’i bashkangjitet Shqipërisë. Përmes shpërnguljes së shqiptarëve, pushteti po përpiqet që Kosmetin ta mbajë edhe me tutje në kuadrin e territorit jugosllav.
Më vonë, pasi i ka lënë studimet, i pandehuri Demaçi është takuar me mua disa herë në Prishtinë. Diku në pranverën e vitit 1958 në separenë e hotelit “Nova Jugosllavia” jemi takuar unë, Adem Demaçi, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha dhe Fahredin Gunga, të gjithë studentë. Me atë rast, Demaçi, gjithnjë i disponuar armiqësisht, ka thënë se pushteti po bën shumë padrejtësi ndaj kombësisë shqiptare dhe se me qëllim po i shpërngul shqiptarët për në Turqi, në mënyrë që Kosmetin ta mbajë si territor të vetin.
Në rast se shqiptarët do të mbeteshin në Kosmet, ata do të kërkonin që Kosmeti t’i bashkangjitej Shqipërisë. Për aksionin e armëve Demaçi ka thënë se pushteti e ka ndërmarrë këtë aksion me qëllim të frikësimit të popullit shqiptar dhe që ta detyrojë atë të shpërngulet nga Kosmeti, ndërsa Kosmetin ta mbajë si territor të Jugosllavisë. Pas kësaj jemi
ngritur dhe kemi dalë nga hoteli. Unë kam shkuar te axha i im, kurse ata janë nisur në drejtim të Gërmisë, në Shkollën Normale që të flinin. Nuk di se çka kanë folur rrugës derisa kanë shkuar për Gërmi.
Diku në verën e të njëjtit vit, jam takuar me Adem Demaçin ne Gjakovë. Ai kishte ardhur për mbajtjen e orës letrare dhe atëherë e kam ftuar në drekë në shtëpinë time. Derisa ishte në shtëpinë time më ka folur se Kosmeti duhet t’i takojë, gjithsesi, Shqipërisë, me plebishit aso me luftë. Në rast se do të shfrytëzohej rruga me plebishit për zgjidhjen e çështjes së Kosmetit, atëherë Shqipëria duhet ta kërkoj këtë nga Kombet e Bashkuara, të cilat do të mundësonin përcaktimin me plebishit. Nëse në këtë mënyrë nuk do të arrihet që Kosmeti t’i bashkangjitet Shqipërisë, atëherë kjo do të arrihet përmes luftës së tretë botërore, me ç’rast rusët do të fitonin në luftën e tretë botërore dhe Kosmetin do t’ia jepnin Shqipërisë, kurse Maqedoninë – Bullgarisë. Më ka folur, me këtë rast edhe për shtetasin shqiptar Hasan Shpati, të cilin, sipas tij, e kanë vrarë pushtetarët e këtushëm në burg, e jo duke ikur, për çka ai ishte shumë i revoltuar. Po kështu, para meje, ka folur edhe për gjendjen ekonomike në Kosmet, duke potencuar se Kosmeti është mjaft i zhvilluar ekonomikisht, por është i eksploatuar nga pushteti i Jugosllavisë, i cili nuk po investon asnjë objekt ekonomik në Kosmet.
Tjetër nuk kam çka të them. Procesverbalin e lexova dhe e vërtetoj me nënshkrimin tim, ngase në të janë përfshirë fjalët e mia.
U krye në orën 12. Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq, Dëshmitari: Zekeria Cana.

13. RAFAEL SOPI

Dëshmitari, Rafael Sopi, para organeve hetuese, më 14 shkurt 1959, deklaron:
Të pandehurin Adem Demaçi e njoh që nga viti 1956. Me të jam njohur në orët letrare, në të cilat kemi marë pjesë ai, unë, Adem Gajtani e të tjerë. Në biseda politike me mua Adem Demaçi ka filluar të lirohet në vitin 1957. Në fillim fliste për pengesat që po i bënte pushteti në zhvillimin e letërsisë shqipe në Kosmet. Nuk mund të shprehet në një
letërsi të penguar gjithë ajo që mendon njeriu, dhe kështu po ngushtohet letërsia, thoshte Demaçi. Që letërsia të zhvillohej më mirë, si dhe, përgjithësisht, kultura kombëtare, Kosmeti duhet të ishte shqiptar. Në Shqipërinë Etnike, si ekonomikisht ashtu edhe në pikëpamje të kulturës, shqiptarë do të zhvilloheshin më shumë se në Jugosllavinë e tanishme.
Lidhur me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi Adem Demaçi thoshte se pushteti i tashëm jugosllav po udhëhiqte politikën e Kral Aleksandrit, i cili, po kështu ka shpërngulur shqiptarë për në Turqi. Qëllimi përfundimtar i pushtetit të tashëm jugosllav me shpërnguljen e shqiptarëve është që të zvogëlojë numrin i shqiptarëve në Kosmet dhe, kështu, të pamundësohet bashkimi i Kosmetit me Shqipërinë. Duke folur për Kosmetin, Demaçi thoshte se çështja e Kosmetit do të zgjidhet me plebishit, sepse Shqipëria përmes KB -së do të kërkojë që të zbatohet një anketë në Kosmet, përmes se cilës shqiptarët do të deklaronin vullnetin e tyre. Në këtë aksion Hrushqovi, kryetar i Bashkimit Sovjetik, do t’i ndihmojë Enver Hoxhës që Kosmeti t’i bashkangjitet sa më parë Shqipërisë. Më tej, ai thoshte se e dëgjonte vazhdimisht Radio-Tiranën dhe Moskën, të cilat flitnin për problemin e Kosmeti. Nëse ky aksion nuk do të kishte sukses dhe nëse KB – ja nuk do të lejonte një gjë të tillë, ose në rast se anketa nuk do të jepte rezultate të dëshiruara, sipas tij, atëherë do t’i organizonim njerëzit për kryengritje të armatosur në Kosmet. Lidhur me kryengritjen, më tutje, ka thënë se në krye të saj do të duhej të ishte një udhëheqës, luftëtar i LNÇ- së, i cili e njeh strategjinë dhe taktikën e luftës dhe që ka autoritet ndër shqiptarët. Për këtë kryengritje Demaçi ka folur para meje dhe Mehmet Ahmetit diku në verën e viti 1958, zakonisht kur shkonin rrugës kryesore drejt hotelit “Avalla” në Prishtinë. Po kështu, më ka thënë se ai vetë, me kënaqësi, do ta pranonte udhëheqjen e kësaj kryengritje, në luftë kundër pushtetit të Jugosllavisë, sikur shqiptarët do të ta pranonin këtë. Më ka thënë se shqiptarët nga Drenica do të ishin më trimat në këtë kryengritje, se të gjithë do të ngriteshin dhe nuk do t’i dorëzonin armët dhe se drenicasit gjatë aksionit të armëve ishin të gatshëm të dilnin në mal dhe të ngriteshin në kryengritje, por për këtë i ka penguar dimri. Demaçi ka theksuar se zgjidhje e mirë e çështjes së Kosmetit do të ishte përmes plebicitit, por zgjidhja përfundimtare do të ishte përmes kryengritjes.
Lidhur me të drejtat që i kanë fituar shqiptarët në Kosmet, Demaçi ka folur diku në vitin 1958 dhe për këtë mendonte se pushteti jugosllav nuk do t’u jepte kurrfarë të drejtash shqiptarëve sikur të mos i frikohej ngritjes së tyre në kryengritje. Demaçi më ka thënë, gjithashtu, se udhëheqësit shqiptarë nuk do të luftonin gjatë LNÇ – së sikur ta dinin se kështu do të ndodhte me Kosmetin dhe me rregullimin e tij, se sot ata udhëheqës nuk kanë ku të shkojnë, sepse u janë lidhur duart, andaj janë të detyrauar të udhëheqin politikën që u serviret nga Beogradi.
Në lidhje me ndërtimet në Prishtinë, duke u shëtitur më ka thënë: “Ti mendon se ata e ndërtojnë Prishtinën për ne shqiptarët. Ata e ndërtojnë atë për serbët që i sjellin nga Serbia në Kosmet, dhe atë e bëjnë me qëllim të shtimit të numrit të serbëve në Kosmet”. Demaçi, para meje, e ka popullarizuar veprën letrare të Radovan Zogoviqit, për të cilin thoshte se ishte i vetmi nga serbët që e i ka shtruar drejt çështjet e shqiptarëve, se ishte dëm i madhe që Zogoviqi ndodhej në arrest, sepse ai është njeri i mirë, se libri i tij “Këngët e Ali Binakut” është libër i mirë dhe është dëm i madh që ky libër nuk botohet i plotë, por vetëm pjesërisht, në gjuhën shqipe.
Demaçi më ka folur se ai është duke e shkruar një vepër të madhe, në të cilën do t’i shprehë idetë e tij dhe e cila së shpejti “do të shohë dritën” e botimit. Këtë e ka thënë para meje dhe Adem Gajtanit kur ishim në vizitë në shtëpinë e tij. Nuk na e ka treguar veprën e vet, kështu që nuk e di për çka është fjala. Nuk është e vërtetë se Demaçi para meje ka folur për nevojën e formimit të organizatës ilegale, në udhëheqjen e së cilës do të isha edhe unë. Është e vërtetë se kemi qenë bashkë me një rast në hotelin “Nova Jugosllavia”, unë, Adem Demaçi, Anton Pashku, Mehmet Ahmeti, Adem Gajtani, kur Demaçi ka folur për qëllimin se do të nisë botimin e një reviste letrare dhe se për këtë do ta sigurojë një shaptilograf dhe se ne do të ishim pjesëmarrës në botimin e revistës. Mund të ketë menduar se ne mund të paraqitnim ndonjë farë forumi të ndonjë organizate, por unë nuk e kam kuptuar ashtu, dhe as që më kujtohet se jam anëtar i ndonjë organizate, e as që ai më ka thënë ai për këtë.
Shpesh jam takuar me Demaçi gjatë viteve 1957 dhe 1958 dhe në shoqëri ai ka folur për këto që deklarova dhe nuk mund të më kujtohen detajet dhe as që mund të shprehem me saktësi se kur i ka thënë këto.
Procesverbalin e lexova dhe në të janë përfshirë fjalët e mia, andaj e vërtetoj me nënshkrimin tim.
U krye në orën 13 e 30 minuta. Procesmbajtës: Ollga Laziq. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq. Dëshmitari: Rafael Sopi.

14. SABIT RATKOCERI

Dëshmitari, Sabit Ratkoceri, para organeve të hetuesisë, më 16 shkurt 1959, deklaron:
Të pandehuri Adem Demaçi e kam kushëri të largët dhe me të kam biseduar disa herë gjatë viti 1958. Më kujtohet se me të jam takuar në muajin shtator të vitit 1958, në shtëpinë e tij në Prishtinë. Me këte rast Demaçi më ka folur për padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve në Kosmet dhe më ka shpjeguar se historikishte Kosmeti i takon Shqipërisë dhe kjo është dëshira e të gjithë shqiptarëve. Që të arrijmë sukses në këtë drejtim nuk do të mund të ngriteshim në kryengritje të armatosur, sepse pushteti do ta shuante shpejt ate, por është e udhës që të luftohet në mënyra të tjera për t’i treguar botës se shqiptarët nuk janë të kënaqur. Sipas tij, do të mund të kryheshin disa atentate ndaj udhëheqësve në Kosmet. Ka thënë se do të duhej të kryhet atentat, së pari, ndaj Dushan Mugoshës dhe ndaj Fadil Hoxhës. Këto atentate do të kishin jehonë të madhe në botë dhe të gjithë do ta kuptonin se shqiptarët nuk janë të kënaqur në Kosmet dhe se po luftojnë për të drejtat e tyre.
Më pas, Demaçi më ka folur se si edhe nxënësit e tjerë shqiptarë të Gjimnazit do të duhej të luftonin kundër padrejtësive që po u bëhen shqiptarëve kudo qofshin ata, në gjimnaz ose diku tjetër.
Tjetër nuk kam çka të them. Procesverbalin e kam lexuar dhe e vërtetoj me nënshkrimin tim.
U krye në orën 14 e 28 minuta. Procesmbajtës: Ollga Laziq. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq. Dëshmitari: Sabit Ratkoceri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Elmedina Ballazhi Ata na kërcënojnë nuk reagojmë, ata gjuajnë…