
Çka kishte premtuar Kurti për Buxhetin e RTK-së më 2015
17 gusht 2025
| 16:13
Gazetari i RTK-së, Bexhet Begu, ka publikuar në faqen e tij në Facebook pjesë nga një intervistë e zhvilluar në vitin 2015 me kryeministrin aktual në detyrë, Albin Kurti, atëherë kur ai ishte në opozitë.
Postimi i plotë i Bexhet Begut:
“Disa kanë dëshmi se janë angazhuar me zemër për RTK-në, disa krekosen pasi kanë fituar privilegje, e të tjerë vetëm kanë premtuar, por…
Disa momente nga një intervistë produktive me ish-kryeministrin Kurti në vitin 2015, kur ai ishte në opozitë.
Të dy jemi plakur pak, por fjalët dhe premtimet për interesin publik nuk duhet as të harrohen, as të ndryshohen!”