Çka ndodhi në seancën ndaj Nrecajt, i akuzuari për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij!

24 tetor 2018 | 19:35

Pjetër Nrecaj, i cili vrau bashkëshorten, Valbona Marku, dhe vajzën e tij, në Brekoc të Gjakovës, është ulur në bankën e të akuzuarit.

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës është mbajtur seanca fillestare e gjykimit ndaj Nrecajt.

Prokurori ka lexuar aktakuzën e cila e ngarkon Nrecajn për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Nrecaj nuk është deklaruar fare, por, në emër të tij, avokatja ka shprehur keqardhje për rastin, duke kërkuar që të negociohet arritja e një marrëveshje për pranim të fajësisë.

Me këtë kërkesë u pajtua edhe prokurori i rastit.

Kundër propozimit për arritje të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë është shprehur mbrojtja e palës së dëmtuar, raporton “KTV”-ja.

Gjykatësi mori vendim për shtyrje të seancës, derisa palët e përfshira të arrijnë marrëveshje dhe të dalin me propozime.

Pas kësaj, Gjykata pritet të vendosë nëse pajtohet me propozimet e palëve ose nëse rasti do të shkojë në shqyrtim kryesor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Urime shpirti jem” titullohet kënga më e re e Sabri…