Çka po ndodhë me pasagjerët amerikanë që u kthyen nga anija e prekur nga hantavirusi?

11 maj 2026 | 17:19

Autoritetet shëndetësore në Nebraska, ShBA, kanë dhënë një përditësim pasi një shtetas amerikan, i kthyer nga anija turistike “MV Hondius”, ka rezultuar pozitiv me hantavirus.

Sipas zyrtarëve, edhe një tjetër shtetas amerikan që ndodhej në fluturimin e riatdhesimit të së dielës ka shfaqur simptoma të lehta.

Ndërkohë, 17 amerikanë të tjerë nga anija do të qëndrojnë në karantinë, raporton Klankosova.tv

Më shumë se 90 pasagjerë të anijes “MV Hondius”, e cila aktualisht ndodhet e ankoruar në Ishujt Kanarie të Spanjës, po riatdhesohen.

Një shtetas francez gjithashtu ka rezultuar pozitiv me virusin.

Tre pasagjerë – një çift holandez dhe një grua gjermane – kanë humbur jetën pasi udhëtuan me këtë anije.

Dy prej tyre janë konfirmuar se ishin të infektuar me virusin.

Hantavirus zakonisht bartet nga brejtësit, por transmetimi nga njeriu te njeriu i variantit “Andes” është i mundur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) beson se disa nga pasagjerët holandezë e kanë marrë virusin gjatë qëndrimit të tyre në Amerikën e Jugut.

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë theksojnë se rreziku për një shpërthim të madh mbetet shumë i ulët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti…