Clevelandi ndalet nga Milwaukee

20 dhjetor 2017 | 16:08

Tri ndeshje të luajtura në NBA, po surprizat nuk kanë munguar, siç është humbja e Clevelandit, që u mund 119-116 nga Milwaukee, që fitoi me përmbysje në minutat e fundit.

Cavaliers u shkëputën deri në 20 pikë, por nuk e ruajtën dot avantazhin, me James që realizoi 39 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen (Love realizoi 21 pikë e 10 rebaund).

Për Milwaukee u dallua Antetokounmpo, që e mbylli sfidën me 27 pikë e 14 rebaund, mbështetur edhe nga Bledsoe, autor i 26 pikëve. Sacramento mposhti 101-95 Philadelphia, ndeshje ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra.

Randolph me 27 pikë e Hield me 24 bënë diferencën në parket për miqtë, që korrën suksesin e 11-të sezonal. Pa probleme fiton Washingtonin, që mundi 116-106 New Orleans, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Beal me 26 pikë. (Telesport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të premten do…