Clintoni përfundon vizitën në Kosovë

12 qershor 2019 | 18:54

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë.
Clinton ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ndërkaq para largimit, ai është përcjellë për në Aeroportin e Prishtinës nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Gjatë kësaj vizite, ish-presidenti Clinton, u shpreh i lumtur që ishte pjesë e shënimit të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

“Unë gjithmonë do të jam krenar me faktin se unë isha president i SHBA-së në kohën kur ju patët nevojë që dikush të ngritët dhe ta thotë se nuk ka më spastrim etnik, nuk ka më përndjekje të njerëzve nga shtëpitë e tyre, jo më vrasje të civilëve të pafajshëm”, ka thënë Clinton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me ish-komandantin suprem të forcave…