Clippersat befasohen nga Washington

05 mars 2021 | 15:14

Washington Wizards janë rikthyer te fitoret pas dy humbjeve radhazi në NBA.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Capital One” arena të Washingtonit, Wizards kanë shkaktuar befasi duke e mposhtur Los Angeles Clipppers me dy pikë diferencë, 119-117.

Ka qenë një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, por në fund vendasit fituan me plotë meritë, falë dyshes fantastike Breadley Beal dhe Rusell Westbrook. Beal e mbylli takimin me 33 pikë, shtatë kërcime e tre asistime duke konfirmuar formën e lartë që po kalon këtë edicion.

Ndërkohë me lojë të mirë tek vendasit u dallua edhe Rusell Westbrook me 27 pikë, 11 kërcime e nëntë asistime. Kawhi Leonard me 22 pikë ishte më efikasi tek mysafirët, por që nuk mjaftoi paraqitja e tij e mirë të marrin fitore. Për Wizards kjo ishte fitorja e 14 këtë edicion kundër 20 humbjeve, derisa Clippers kanë bilanc prej 24-14 në të mirë të fitoreve.

Rezultatet

Boston Celtics – Toronto Raptors                 132-125
Washington Wizards – LA Clippers             119-117
New York Knicks – Detroit Pistons              114-104
Indiana Pacers – Denver Nuggets                103-113
Memphis Grizzlies – Milwaukee Bucks       111-112
NO Pelicans – Miami Heat                             93-103
San Antonio Spurs – Oklahoma City Thunder 102-107
Phoenix Suns – Golden State Warriors        120-98
Portland Trail Blazers – Sacramento Kings          123-119

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…