Clippersat fitojnë derbin ndaj Lakersave, triumfojnë edhe Bostoni, Denveri dhe Bucks

10 nëntor 2022 | 13:45

Milwaukee rikthehet te fitorja në kampionat, duke mposhtur me vështirësi me rezultat 136-132 Oklahoma pas fushe, ndeshje e vendosur pas kohës shtesë.

Vendimtar për Bucks në këtë sfidë ishte Carter me 36 pikë e 12 asistim, duke bërë që të mos ndihej mungesa e Antetokounmpo. Për vendasit u dallua Shai me 39 pikë, por që mbetën për statistikë.

Clippersat fituan edhe derbin e dytë sezonal me Lakersat, këtë herë me shifrat 114-101, duke konfirmuar krizën e skuadrës rivale. Për Clippers u dallua George me 29 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Kjo i bëri të pavlefshme 30 pikët e LeBron James për Lakersat.

Fiton edhe Bostoni, që mundi me rezultat 128-112 Detroitin falë 30 pikëve të Brown. Ndërsa Utah Jazz triumfuan me rezultat 125-119 në fushën e Atlanta, sfidë ku diferencën e bëri Markkanen me 32 pikë. Rikthehet te fitorja Brooklyn, që mundi 112-85 New York (Durant 29 pikë, 12 rebound e 12 asistim), ndërsa 24 pikët e Nikolja Jokiq i dhanë fitoren Denverit, 122-119 në fushën e Indianan. /Telesport/

Rezultatet

Orlando – Dallas                       94-87
Charlotte – Portland                 95-105
Indiana – Denver                      119-122
Atlanta – Utah Jazz                  119-125
Boston – Detroit                       128-112
Brooklyn – New York              112-85

Toronto – Houston                  116-109
Chicago – New Orleans          111-115
Minnesota – Phoenix              117-129
Oklahoma – Milwaukee          132-136
San Antonio – Memphis         122-124
Clippers – Lakers                      114-101
Sacramento – Cleveland         127-120

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në rajonin…