Clippersat mposhtin San Antonion në sekondat e fundit

04 shkurt 2020 | 12:42

Skuadra e Clippersave ka fituar në sekondat e fundit 108-105 ndaj San Antonio, një ndeshje me rivalitet dhe emocione.

“Spurs” patën një avantazh deri në 15 pikë në pjesën e parë (Aldridge 27 pikë e DeRozan 26), por kjo nuk mjaftoi. Për Clippersat u dallua Leonard me 22 pikë, ndërkohë që 39 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Fitore të lehtë korri Miami, që mundi me rezultat137-106 Philadelphian, me Jimmy Butler, autor i 38 pikëve, mbështetur nga Dragiq me 24 pikë. Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që mundi me rezultat 125-117 Washingtonin jashtë fushe. Beal realizoi 43 pikë për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për miqtë u dallua Burks me 30 pikë. Një ndeshje e mirë për Porzingis, që falë 38 pikëve e 12 rebound i dha fitoren Dallasit në fushën e Indianas (112-103). Fiton edhe Bostoni, që mundi 123-115 Atlantan, ndeshje ku u dallua Tatum me 28 pikë, ndërsa Memphis fitoi me rezultat 96-82 ndaj Detroitit, me Valanciunas që realizoi 26 pikë e 17 rebound. /Telesport/

Rezultatet

Charlotte – Orlando                  100-112
Cleveland – New York              134-139
Indiana – Dallas                         103-112
Washington – Golden State     117-125
Atlanta – Boston                        115-123
Brooklyn – Phoenix                  119-97
Miami – Philadelphia               137-106
Memphis – Detroit                    96-82
Sacramento – Minnesota         113-109
Clippers – San Antonio             108-105

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio është duke kaluar një moment të shkëlqyer në Serinë…