Çmimet e barnave rregullohen me Udhëzim Administrativ

13 prill 17:32

Në Prishtinë është mbajtur të premten diskutimi publik lidhur me draft Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave.

Ismaili ka theksuar se për Ministrinë e Shëndetësisë qëllimi i këtij udhëzimi është i dyfishtë. “Fillimisht tentojmë të rregullojmë dhe krijojmë mekanizma mbrojtës për të gjitha autoritetet kontraktuese të fushës së shëndetësisë për produkte medicinale ashtu që çmimet e kontraktuara të jenë korrekte dhe të jenë në nivel të një mesatareje rajonale dhe evropiane; si dhe Kosova të mos jetë i vetmi vend ku çmimet e produkteve medicinale të kontraktuara të jenë shumëfish më të larta apo të jenë abuzuese”, ka thënë ai.

Ismaili ka shpjeguar se Udhëzimi Administrativ i propozuar për rregullimin e çmimeve për produktet medicinale përcakton kufijtë e çmimeve të cilat MSh-ja apo autoriteti kontraktues do të lejohet të blejnë. “Për fat të keq, në Evropë, vetëm Kosova dhe Bjellorusia nuk kanë pasur mekanizma për t’i rregulluar çmimet e barnave. Sot, të gjithë duhet të jemi krenarë se, duke prezantuar këtë udhëzim administrativ për rregullimin e çmimit të barnave, Kosova do t’i thotë lamtumirë kësaj praktike të keqpërdorimit që ka ndodhur”, ka thënë Ismaili.

Sipas tij, ky udhëzim do të ndalojë këdo që oferton me çmime më të larta se në treg dhe do t’i krahasojë çmimet me vendet e rajonit (Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi), për të parandaluar çdo lloj abuzimi me çmime.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se ministria që drejton po kalon nëpër një reformë të madhe institucionale në sektorin e shëndetësisë e cila ka për qëllim të përgjithshëm përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Rezultatet e këtij Udhëzimi Administrativ pritet të jenë: Çmime më të ulëta, barna më shumë, furnizim i qëndrueshëm, kursim i buxhetit dhe jetë më të shëndetshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e…