Çmimet e larta të rrymës në faturat e shkurtit, Rizvanolli kërkon sqarim publik nga KESCO

22 shkurt 2022 | 12:05

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë sot se do të kërkojë sqarim publikisht nga KESCO se si është bërë llogaritja e faturave të energjisë elektrike për këtë muaj.

Ajo ka thënë se KESCO duhet që publikisht duhet të dal me sqarim për mënyrën e llogaritjes së faturave.

“Ka pasur paqartësi në fatura. Për këtë pajtohem plotësisht dhe për këtë i bëjë thirrje KESCO-s që të dal publikisht me një sqarim për mënyrën se si janë llogaritur faturat”, ka thënë ministrja Rizvanolli në Kuvendin e Kosovës.

Rizvanolli e ka pranuar se në disa fatura janë paraqitur numra më të lartë se sa ato që do të duhej t’i paguanin qytetarët.

“Sipas diskutimeve që kemi pasur me ZRrE-në dhe shpjegimeve që janë dhënë, tarifat dhe faturat janë llogaritur ashtu siç duhet, por ka paqartësi në fatura dhe shpesh janë paraqitur numra më të lartë sesa ato që duhet t’i paguajnë qytetarët”, ka thënë ajo.

Ministrja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe biznese që dyshojnë se u janë bërë gabime në fatura që t’i raportojnë këto raste.

“Nuk është e qartë se cila shifër është fatura finale. Kjo është një gjë që duhet të sqarohet. Ftojë të gjithë qytetarët dhe bizneset që dyshojnë se janë bërë gabime me ose pa qëllim që të ankohen”, është shprehur Rizvanolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personat fizikë dhe juridikë që realizojnë të ardhura nga aktivitete…