Çmimet V&A për ilustrimet më të mira
Për të pesëdhjetën herë me radhë V&A ka shpallur fituesit e çmimeve vjetore për ilustrime, që përfshijnë temat nga disleksia deri te flokët e zeza. Përzgjedhja e ditores “The Guardian” është më poshtë.
Gérard DuBois, “The Road” nga Cormac McCarthy: Vepra e realizuar nga DuBois përshkruan një burrë dhe një djalë që bëjnë një udhëtim torturues nëpër Amerikën post-apokaliptike, me shpresën e shpëtimit. Në ilustrime, momentet më prekëse mes babait dhe djalit na japin pika shprese mes shkretisë. Posy Simmonds i përshkroi veprat si “të mrekullueshme, të pasura, prekëse dhe melankolike”.
Vendi i dytë për ilustrim libri: Luisa Jung për “Fables: The Hidden History of Neurodegenerative Diseases and a Blueprint to Conquer Them” nga Alberto Espay dhe Benjamin Stecher.
Vendi i dytë për kopertinë të librit: Lela Harris, “The Color Purple” nga Alice Walker.
Vendi i dytë për gazetarinë e ilustruar: Alexis Tsegba për artikullin “The price of having black hair in a white world” nga Tamara Gilkes Borr, të botuar në revistën dixhitale The Economist.
Çmimi i parë për studentët ilustrues: Kate Rolfe, “Navigating Dyslexia”. Bazuar në përvojën e saj personale, ilustrimi kombinon proceset e cianotipit dhe shtypit për të komunikuar përvojën e një personi me disleksi. Juria e vlerësoi humorin, thjeshtësinë dhe zgjuarsinë.
Vlerësim i lartë për kategorinë e studentëve ilustrues: Jessica Ciccolone, “Five Puffins in Antarctica”.
Vlerësim për kategorinë e studentëve ilustrues: Klara Bianka Gryglicka për “My Summer – A Visual Diary”./Telegrafi/