Çmimi i arit kalon 5 000 dollarë

26 janar 2026 | 07:48

Çmimi i arit ka tejkaluar kufirin prej 5,000 dollarësh për ons, për herë të parë në historinë e tij, ndërsa politikat dhe deklaratat e Donald Trump po i shtyjnë më shumë investitorë të kërkojnë strehë të sigurt në metalin e çmuar.

Çmimi i metalit të verdhë u rrit me 1.8% në 5,078 dollarë për ons të hënën, sipas Bloomberg.

Arritja e së hënës është e fundit në një garë të jashtëzakonshme dhe historike për arin, çmimi i të cilit është rritur me gati 90% që nga inaugurimi i Trump si president i SHBA-së pak më shumë se një vit më parë, shkruan A2 CNN.

Momenti historik erdhi ndërsa Trump kërcënoi Kanadanë me tarifa 100% nëse fqinji verior i Amerikës “bën një marrëveshje me Kinën” dhe pas përballjes dramatike të presidentit amerikan me Europën mbi të ardhmen e Groenlandës.

Ndërsa tregjet financiare globale janë tashmë të trazuara, ka edhe frikë në rritje për një tjetër mbyllje të qeverisë në SHBA, pasi demokratët kërcënuan me fonde për Departamentin e Sigurisë Kombëtare pas të shtënave me armë zjarri ndaj një burri në Minneapolis gjatë fundjavës nga agjentët federalë të imigracionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operacionet, protestat dhe akuzat për përdorim force në strategjinë e…