Çmimi i banesave, Kosova e gjashta në Evropë

07 shkurt 2023 | 23:41

Blerja e një banese sa po vjen dhe po bëhet më e shtrenjtë në rajonin tonë krahasuar me të ardhurat e qytetarëve.

Për vitin 2023, Kosova renditet e gjashta me çmimet më të larta në Evropë.

E para me çmimet më të shtrenjta është Rusia. E dyta është Serbia. E treta është Shqipëria.

E katërta, sipas të dhënave të Numbeo-s, që është njësia më e madhe globale e të dhënave, vjen Republika Çeke. Pas saj, e peta rangohet Hungaria dhe e gjashta vjen Kosova.

Indeksi për përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti që matet nga raporti i çmimit mesatar të shitjes së shtëpive dhe të ardhurave mesatare të disponueshme të familjeve, e shprehur si vite të ardhurave, për Kosovën është 14.1 në vitin 2023.

Në raport me vendet e rajonit shteti më i lirë renditet Mali i Zi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi nga Kosova, Arbnor Muja ka lënduar shpatullën dhe pritet…