Lëndohet Muja, mungon të paktën një muaj

07 shkurt 2023 | 23:36

Sulmuesi nga Kosova, Arbnor Muja ka lënduar shpatullën dhe pritet t’i mungojë Antwerpit për të paktën një muaj, raporton mediumi belg “hln.be”.

Reprezentuesi kosovar nga Mitrovica është lënduar në ndeshjen e Antwerp kundër Club Brugge. Lëndimi i Mujës vjen pas paraqitjes së tij të mirë në ndeshjet e fundit me fanellën e klubit belg.

Në 14 ndeshjet e luajtura, Muja ka realizuar dy gola dhe ka ndihmuar skuadrën e tij me dy asistime.

Muja iu bashkua Royal Antwerp në verën e vitit të kaluar kur u transferua nga Drita e Gjilanit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që prej vitit 2014 Kosova ka shënuar rënie të natalitetit…