Çmimi i një maske rritet me 1700 për qind

23 shkurt 2020 | 23:33

Kosumatorët italianë denoncojnë mashtrimin që po u bëhet me çmimet në këtë moment kritik.
Psikoza e panikut të infektimit nga koronavirus ka çuar në Itali në shumëfishimin e çmimeve të produkteve higjeno sanitare që po boshatisen nga raftet e supermerkateve e të farmacive.
Mungesa e tyre ka çuar që mjaft italianë t’i blejnë në plataformat online ku ndër më gjigantet është Amazon.
Enti Italian për mbrojtjen e të drejtave të Konsumatorëve Codacons pas një monitorimi konstant prej disa ditësh ka denoncuar se çmimi i shitjes online të një maske është rritur me 1700 për qind .

Online çmimi i shitjes së një maske ka arritur në 40 euro e në plataformën “Amazon”, konfeksioni me 5 maska shitet 189 euro, kur dikur çmimi i një maske ishte vetëm 0.10 cent.
Shumëfishim të çmimit kanë pësuar dhe produktet higjeno sanitare si Amuchina e njohur si një disinfektat mjaft i fortë. Çmimi i këtij produkti 80 ml që deri më tani shitej me 3 euro, sot shitet në çmimin 22.5 euro.
Enti Italian për mbrojtjen e së drejtës së konsumatorëve ka informuar se zyrtarisht ka bërë një denoncim në Prokurorinë e Romës dhe tek autoritetet e Guardia di Finanza spekulimet që po bëhen me çmimet e këtyre produkteve, shkruan “kp”.
“Nëse gjigandët e e-commerce nuk marrin masat për të eliminuar e bllokuar portalet online që realizojnë shitje të tilla, atëherë ata bëhen bashkëpunëtorë në këtë mashtrim që u bëhet konsuamatorëve”, theksojnë Enti italian i Konsuamtorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga shpërthimi bombolës…