Çmimi Nobel për Paqe u jepet dy gazetarëve

08 tetor 2021 | 11:26

Gazetarja filipinase, Maria Ressa, dhe gazetari rus, Dmitry Muratov janë shpallur të premten fitues të Çmimit Nobel për Paqe.

“Zonja Ressa dhe zotëria Muratov po e marrin Çmimin për Paqe për luftën e tyre të guximshme për liri të të shprehurit në Filipine dhe Rusi”.

“Njëkohësisht, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që qëndrojnë për këtë ideal në një botë ku demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë më armiqësore”, ka thënë në një konferencë për gazetarë kryetarja e Komitetit të Nobelit, Berit Reiss-Andersen.

Ceremonia e dhurimit të çmimin prestigjioz do të mbahet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez, Alfred Nobel, i cili në vitin 1895 e kishte themeluar këtë çmim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje…