‘CNN’-i promovon Shqipërinë dhe Kosovën për sezonin turistik 2022, ja cila është arsyeja

12 prill 2022 | 14:04

Shqipëria dhe Kosova janë dy nga gjashtë destinacionet që “CNN”-i sugjeron për turistët për sezonin veror 2022. Kjo pasi vendi jonë dhe Kosova konsiderohen si vende me risk të ulët rreziku nga pandemia e Covid.

“Njerëzit që duan të bëjnë një udhëtim në Evropë, por duan të shmangin destinacionet me rrezikun më të lartë, kanë vetëm disa zgjedhje : Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të gjitha në Gadishullin Ballkanik ose Armenia, në rajonin malor të Kaukazit”, shkruan “CNN”.

Ky medium është bazuar në analizat e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat kanë kategorizuar vende ne 4 nivele, sipas rrezikshmërisë nga Covid dhe masave kundër koronavirusit.

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve nuk shtuan asnjë destinacion të ri në kategorinë e nivelit 4 të rrezikut më të lartë për udhëtime.

Në fakt, shtatë destinacione në Azi dhe Karaibe u zhvendosën në kategorinë me rrezik më të ulët të CDC-së për udhëtime gjatë pandemisë, që është niveli 1.

Por, pjesa më e madhe e vendeve të Evropës mbeten ende në nivelin 4, pra me risk të madh.

Mbretëria e Bashkuar, për shembull është në nivelin 4 që nga 19 korriku 2021.

Kjo e vendos Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut të gjitha në kategorinë e rrezikut “Shumë të lartë” për Covid-19.

CDC-ja ka caktuar një destinacion me rrezik të nivelit 4 kur më shumë se 500 raste për 100 mijë banorë regjistrohen në 28 ditët e fundit. Shumë nga emrat e shteteve të mëdha në Evropë mbeten në nivelin 4 edhe me fillimin e sezonit të udhëtimeve pranverore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kritikat mbi Cristiano Ronaldon janë shtuar ndjeshëm, kjo pas skenës…