CodingAcademy mundësi e shkëlqyer për punë

28 janar 2020 | 12:55

Qytetarëve të Kosovës, e sidomos të rinjve, po u vjen një mundësi e artë shkollimi dhe punësimi të sigurt me potencial të përfitimeve në nivel me pagat në vendet perëndimore. Kjo u është ofruar nëpërmjet disa programeve franceze të njohura me shekuj si programe Grande Ecole.

Edhe pse sistemi arsimor në Kosovë pothuajse ka dështuar në cilësi, të rinjtë e Kosovës janë dëshmuar se janë shumë kreativë dhe kanë arritur mjaft suksese individuale. Inovacioni në informatikë tani është fusha që ka pushtuar botën për nga rëndësia, ku shtete, programe qeveritare, e kompani gjigante private janë në kulminacionet e zhvillimeve të tyre programore informatike. Për këtë, burimet njerëzore të specializuara janë kruciale, andaj ka aq shumë kërkesa për punë nga ky profil.

Duke i parë këto zhvillime globale, si dhe duke e njohur kapacitetin e të rinjve në Kosovë, si dhe nevojën për burime njerëzore të specializuara në të gjithë botën, të rinjve nga Kosova tashmë u ka ardhur një mundësi e artë që nëpërmjet programit gjashtëmujor të CodingAcademy (http://epitech.al/codingacademy/), të specializohen në kodim kompjuterik, ku do të marrin certifikim francez duke e pasur kështu edhe punësimin e sigurt. Mbi të gjitha, kjo mundësi bëhet edhe më atraktive duke ditur se të interesuarit mund të marrin kredi pa interes nga dy banka në Kosovë, ku pagesën e kredisë do ta fillojnë ta bëjnë vetëm pasi ta mbarojnë shkollimin dhe të jenë sistemuar në punë.

Zhvillimi ekonomik i një vendi varet shumë nga niveli, cilësia dhe orientimi strategjik i arsimit të atij vendi. Kemi shembuj të mirë në Evropë që tregojnë se kur orientimi strategjik dhe platforma e duhur e zhvillimit ekonomik orientohen në arsim, ose në një specifikë të veçantë të arsimimit, siç  ka bërë për shembull Irlanda, apo Estonia, atëherë e gjithë ekonomia e vendit mund të lulëzojë. Kapacitetet njerëzore, resurse natyrore, si dhe burimet e tjera zhvillimore në Kosovë janë jo të favorshme për ta orientuar zhvillimin ekonomik duke u bazuar në praktikat dhe shembujt e shteteve të mëdha. Andaj, disiplina të veçanta, siç është informatika, janë ndër mundësitë e vetme ku duhet të orientohen programet dhe politikat zhvillimore të Kosovës.

Gjithashtu, për t’i arritur synimet e këtyre programeve duhet të kemi strategji, politika, shkolla, programe, por edhe ekspertë të këtyre fushave që do ta mundësonin jetësimin e arritjes së suksesshme të zhvillimit të kësaj fushe. Andaj, përgjigje për të gjitha këto, edhe pse fillimisht me kapacitet të limituar, është CodingAcademy e sjellë nga Epitech.

Epitech është universitet që ofron një model plotësisht inovativ (Programe Grande Ecole), në përputhje me botën gjithnjë e në zhvillim të teknologjisë së informacionit. Shkenca e kompjuterëve nuk kërkon vetëm ekspertë të cilët janë të trajnuar në një aspekt specifik të teknologjisë, ose të kualifikuar në fusha të caktuara të kufizuara, por përkundrazi, kërkon ekspertë që mbajnë njohuritë e tyre mbi shkencën dhe teknologjinë vazhdimisht të azhurnuara dhe që kanë një aftësi të përthithin çdo gjë që vjen e re.

Modeli i zhvilluar nga Epitech është i përmbushur në mënyrë shumë të favorshme për bizneset, i cili është zgjeruar nëpër botë përmes një rrjeti gjithëpërfshirës, duke filluar nga Parisi, në njëzet qytete të mëdha botërore deri në Nju Jork, të cilët bëjnë të mundur realizimin e pjesës së parë të kurrikulës. Pas kësaj studentët do të jenë të gatshëm për skenën ndërkombëtare në Kinë, Afrikën e Jugut, Rusi, Evropë, SHBA, etj. Viti i 5-të dhe i fundit zhvillohet në Paris, në zemër të rrjetit, ku platforma teknike ka lehtësi të jashtëzakonshme dhe mbledh së bashku të gjithë studentët e Epitech për kurset e tyre të mësuara në anglisht nga profesionistë të nivelit të lartë. Projektet Inovative në shkallë të gjerë të Epitech janë një mundësi e përsosur për nisjen e të diplomuarve drejt një karrierë unike profesionale.

Vlen të përmendet se për herë të parë në rajonin tonë vjen një mundësi shkollimi Grande Ecole nga Franca, e cila të siguron punësim karriere kudo nëpër botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent…