Cakaj pret në takim ambasadoren e re të ShBA-së në Shqipëri

28 janar 2020 | 12:51

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka pritur në një takim ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, Yuri Kim.

“Sot pata nderin e rrallë të pres në një takim kortezie ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Yuri Kim! Diskutuam hollësisht mbi angazhimet e Shqipërisë për çeljen e negociatave, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në 2022. Mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar tutje se ShBA-ja është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve,…