Shoqata e Futbollistëve ia dorëzon Beqirit mjetet e grumbulluara

28 janar 2020 | 12:42

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve, Visar Zogiani dhe anëtari i Bordit, Behar Maliqi e kanë vizituar portierin e diagnostifikuar me tumor në lukth, Arben Beqirin.

Më ketë rast, Zogiani dhe Maliqi ia dorëzuan mjetet e grumbulluara nga futbollistët, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe nga shumë njerëz të tjerë të vullnetit të mirë dhe humanitarë.

Njoftimi i plotë i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve

Të nderuar
Më 27 janar 2020, Visar Zogiani, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, dhe Behar Maliqi, anëtar i Bordit të saj, vizituan Arben Beqirin, portierin e Trepçës 89’, i diagnostifikuar kohë më parë me tumor në lukth.
Përveç dëshirës që kishim për ta takuar, ne me këtë vizitë e informuam Arbenin për mjetet e grumbulluara financiare dhe ia dorëzuam gjithsej 12,007.25 €.
Mjetet financiare iu transferuan përmes xhirollogarisë bankare.
Këto mjete u mblodhën nga shumë futbollistë të klubeve të Supërliges së Kosovës, FFK-së, kryetarit të FFK-së Agim Ademit, Bakir Burrit dhe nga shumë njerëz të tjerë të vullnetit të mirë dhe humanitarë.
Arbeni shprehu mirënjohje të thellë për këtë përkrahje, dhe falënderoi nga zemra secilin kontribuues.
Tani, Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, me këtë rast dëshirojmë t’iu njoftojmë se përkrahja për Arbenin nuk duhet ndaluar, dhe iu informojmë se xhirollogaria të cilën kemi vënë në dispozicion është ende e hapur dhe duam përzemërsisht ta përsërisim e vazhdojmë ftesën me kërkesën te të gjithë ata njerëz, që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur apo nuk kanë arritur ta ndihmojnë Arbenin në këtë sfidë të rëndë shëndetësore, ta bëjnë këtë gjatë ditëve të ardhshme, pasi që çdo e hyrë financiare për të është e nevojshme dhe tejet lehtësuese.
Duke iu falënderuar edhe njëherë, ju dëshirojmë të gjithëve shëndet të mirë dhe mbetemi në kontakt!

Me nderime
Visar Zogiani, kryetar i SHMDFK

Fotografia e Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Shejh el Ezherit, Imamit të Madh, prof.…