Cole: Çështja e Ozilit po bëhet komike, Emery duhet të reagojë

16 shkurt 2019 | 14:34

Andy Cole ka thënë se trajneri i Arsenalit, Unai Emery, duhet të gjejë një mënyrë për ta përfshirë Mesut Ozilin në formacionin titullar.

Ish-ylli i Real Madridit ka mbetur jashtë në disa ndeshje të fundit, ndërsa nuk ishte as në stol në humbjen 1-0 të së enjtes, ndaj BATE Borisovit.

“Është duke u bërë një situatë pak komike në këtë moment. Trajneri ka vendosur kështu, ndoshta nuk dëshiron që ai të jetë në ekip, sepse nuk punon mjaftueshëm apo çfarëdo tjetër”, ka thënë 47-vjeçari për “Sky Sports”.

“Mendoj se Emery mund të marrë më shumë nga gjermani sesa ta ulë në stol. Ndonjëherë, kur e keni këtë luks, disa nga lojtarët në ekip duhet të jenë të përgatitur të punojnë pak më shumë, ta ndihmojnë atë që të japë më shumë. Arsenali, gjatë viteve të mëparshme, kur trajner ishte Wengeri, e bënte këtë. Ju duhet të luani me lojtarët më të mirë kur keni nevojë për ta dhe Ozil është një nga më të mirët tek Arsenali”, ka pohuar Cole.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada Amerikane në Tiranë dhe ajo e Bashkimit Evropian kanë…