Conte dhe Allegri në garë për stolin e Italisë pas largimit të mundshëm të Gattusos

02 prill 2026 | 11:02

Situata te Kombëtarja e Italisë po shkon drejt një ndryshimi të madh në stol. Pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës dhe humbjes vendimtare nga Bosnje dhe Hercegovina pas penalltive, largimi i Gennaro Gattusos duket çështje orësh.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, përfshirë gazetarin e njohur Gianluca Di Marzio, federata italiane ka nisur të shqyrtojë alternativat për pasuesin e tij. Dy emrat kryesorë në listë janë Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri.

Conte shihet si një rikthim i mundshëm në krye të “Azzurrëve”, pasi më parë ka pasur sukses me përfaqësuesen dhe njihet për disiplinën dhe mentalitetin fitues që i jep skuadrës. Në anën tjetër, Allegri vlerësohet për eksperiencën dhe aftësinë për të menaxhuar skuadra në momente të vështira.

Nuk përjashtohet mundësia që Italinë ta udhëheq edhe Simone Inzaghi, emri i të cilit po flitet në orët e fundit.

Federata italiane pritet të marrë një vendim të shpejtë, pasi Italia ka nevojë për një projekt të ri dhe të qëndrueshëm pas një tjetër dështimi historik. Emërimi i trajnerit të ri do të jetë vendimtar për të ardhmen e përfaqësueses italiane dhe rikthimin e saj në elitën e futbollit botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid po ndjek nga afër mbrojtësin e ri të…